Connect with Us

Denoncimi/ “Korrupsioni dhe arroganca e Hipotekës, po na shkatërron jetën”

Aktualitet

Denoncimi/ “Korrupsioni dhe arroganca e Hipotekës, po na shkatërron jetën”

Publikuar

-

Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga qytetarë të ndryshëm digjitalë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se korrupsioni në zyrat e Hipotekës Sarandë dhe arroganca e punonjësve janë duke u shkatërruar jetën njerzëve.

Qytetari shkruan se drejtoresha është duke u mbajtur qytetarëve peng dokumentet pa i firmosur edhe pse ka kaluar afati zyrtar, për shkak se kërkon pagesën e tarifës.

Postimi i plotë:  

Qytetari dixhital akuzon:

Drejtoreshen dhe zv drejtorin e hipotekes se Sarandes si gjobvenes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor pershendetje, po na shkaterrohet jeta nga arroganca dhe korrupsioni ne zyrat e Hipotekes se Sarandes. Je i vetmi njeri i besushem ku mund te denoncojme se askush tjeter nuk ve dore edhe pse kemi derguar me dhjetra ankesa. Drejtoresha Jonida Abduli po na mban peng dokumentat ne zyre dhe nuk i firmos prej 17 ditesh edhe pse ka kaluar afati zyrtar pasi na kerkon ne zyre per te paguar tarifen e saj.

LEXO EDHE:  “Basha duhej të bënte transparent vendimin për Berishën/ Dashamir Shehi i përvishet kreut të PD

Kete e mora vesh gjate pritjes aty pasi me tha nje tjeter person nga lagjia 1 e Sarandes i cili kishte mbaruar pune pasi i kishte dhene ne zyre 25 mije lek te reja drejtoreshes. Nuk mundem doktor te paguaj keto shifra se te ardhurat familjare si kam me shume se 45 mije ne muaj dhe kam femije per te rritur. Sekser i drejtoreshes eshte nje cun i ri i emeruar se fundmi si zevendes drejtor me mbiemer Duka qe ne cv nuk ka asnje dite pune vecse ka mirembajtur plazhe me shezlone e motora uji.

Turp per faqe te zeze, lutem veni dore per kete monster te korupsionit ne sarande qe ka mbrojtjen direkte te Alket Hysenit. Lutem anonim doktor” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq

LEXO EDHE:  Franca po iu jep kohë kriminelëve të Beogradit të trillojnë



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  “Më fyejnë kur thonë se jam kundër Berishës”/ Nano: Njerëzit publikë shihen si ushtarë të partive

LEXO EDHE:  Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE