LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Radhë kilometrike makinash

24 Prill 2018, 16:59, Aktualitet CNA
Aksidenti në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Radhë kilometrike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë -Vorë, ku tre makina janë përfshirë në një përplasje mes tyre. Nga ky aksident raportohet për të paktën dy të plagosur, të cilët janë nisur me urgjencë për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

Traileri me targa të Kosovës ka goditur atë me targa shqiptare, i cili ka devijuar duke u përplasur me një makinë të vogël.

Nga ky aksident, mësohet se trafiku është në kaos dhe vargu i makinave shkon në disa kilometra.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, dhe kthimin e normalitetit në rrugë. /CNA.al

Përplasen dy trailera dhe një makinë e vogël/ 2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Lajmet e fundit nga