LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhafaj: Berati meriton çmimin e parë për sigurinë publike!

23 Prill 2018, 16:38, Aktualitet CNA
Xhafaj: Berati meriton çmimin e parë për sigurinë publike!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndalesën e radhës për sigurinë publike e ka bërë në Berat, ku përveç të tjerave ka vlerësuar këtë qark për nivelin e ulët të kriminalitetit.

Xhafaj ka thënë se nga statistikat e para, ka mbetur i surprizuar pasi rezultatet janë shumë pozitive, sa i përket kriminalitetit dhe është shprehur se nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike, ai i takon qarkut të Beratit.

?Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t’i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar.

Rezultatet janë shumë pozitive dhe kontributi i parë i takon qytetarisë tuaj, i takon qytetarëve që banojnë në këtë qark, për kontributin që jepet që për qytetin dhe fshatrat tuaj të jenë sa më të sigurt. Ka një vlerësim pozitiv edhe për punën e organeve të policisë në Qarkun e Beratit?,- u shpreh Xhafaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga