LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Diva e muzikës rrëzohet në skenë bashkë me motrën

23 Prill 2018, 20:40, Lifestyle CNA
Video/ Diva e muzikës rrëzohet në skenë bashkë me

Është koha kur në Kaliforni zhvillohet Coachella, dhe Beyonce si gjithmonë dhuron për mijëra fansa performancat e saj të pakrahasueshme. Por këtë javë duket se gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e njohur. Diva 36-vjeçare kësaj here ngjiti në skenë edhe motrën e saj Solange, për të performuar së bashku me të.

Por mesa duket nga ekzaltimi, dyshja nuk arriti të ruante dot balancën dhe gjatë përqafimit të tyre, janë rrëzuar së bashku. Por sigurisht që këtë situatë ato e morën me sportivitet duke qeshur dhe duke u rikthyer shpejtë në normalitet./CNA.al

Lajmet e fundit nga