LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tatimet bllokojnë asetet e “Gulf”/ Kompania 500 milionë lekë detyrime

23 Prill 2018, 15:13, Ekonomi CNA
Tatimet bllokojnë asetet e “Gulf”/ Kompania 500 milionë

Kompania e karburanteve Gulf Oil e njohur ligjërisht si Sun Petroleum Albania është vënë në sekuestro edhe për llogari të tatimeve.

Jo vetëm qytetarët por edhe drejtoritë rajonale tatimore të vëndit janë mashtruar nga kjo kompani e cila ka shuma të konsiderueshme të papaguara në taksa e tatime.

Në një dokument të siguruar për detyrimet e kësaj kompanie, rezulton se Gulf ka ndaj shtetit një borxh prej afro 500 milionë lekësh, nga të cilat pjesa më e madhe TVSH, por edhe sigurime shoqërore.

ReportTv është ndalur sot pranë selisë qëndore të Gulf në Laprakë e cila vazhdon ende të jetë e rrethaur me shirit dhe për qytearët nuk ka asnjë përgjigje.

Veprimi i fundit në qendrën kombëtare të regjistrimeve në certifikatën e San Petrolium është një vendim i Gjykatës së Korçës për bllokimin e këtij subjekti për tatime të papaguara.

Dëmi ekonomik shkaktuar qytetarëve nga shitja e tollonave fiktive me 40 % më lirë nga tregu rezulton se është në vlerën e afro 5 milion eurove, ndërsa kallëzimet penale kanë përfshirë thuajse të gjitha komisariatet e vëndit nga qytearët e mashtruar.

Gulf rezulton se është krijuar më 10 shtator 2013 dhe fillimisht ndër administratorët e kësaj kompanie ka qenë dhe Ibrahim Aktoz, shtetasi turk i proceduar edhe me parë nga drejtësia shqiptare për mashtrim.

Për këtë mashtrim në kërkim janë shpallur dhe shtetasit shqiptarë mes tyre Alban Aliko si personi që tregtoi në rolin e menaxherit tollonat duke e ditur se kompania ishte drejt mbylljes.

 

Lajmet e fundit nga