LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri i përgjigjet Kadillit: Tjetër mendon e tjetër bën

23 Prill 2018, 16:11, Aktualitet CNA
Kulluri i përgjigjet Kadillit: Tjetër mendon e tjetër bën

Edvin Kulluri, një nga koordinatorët në Partinë Demokratike, njëherësh anëtar i Këshillit kombëtar, ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit për Burimet Njerëzor në PD, Fatbardh Kadilli, i cili tha se analiza është bërë, por kritikët nuk kanë marrë pjesë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shprehet: “Mese e vertete, analiza ishte bere pasi shume anetare te kryesise dhe keshillit kombetar kane folur me dhjetera here mbi shkaqet e humbjes qe nga korriku e deri me sot! ”

Sipas Kullurit, “Zoteria harron te thote qe analiza nuk u be kurre ne Keshillin Kombetar! Ceshtja eshte se pse keta zoterinj tjeter mendojne e tjeter bejne ne lidhje me gjendjen ne parti?!” /CNA.al

Lajmet e fundit nga