LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Kombëtar i PD/ Paloka: Vetëm unë nuk fola. Ja pse s'u pranua propozimi i Bashës

23 Prill 2018, 18:34, Aktualitet CNA
Këshilli Kombëtar i PD/ Paloka: Vetëm unë nuk fola. Ja pse

Nënkryetari i Parlamentit nga opozita, Edi Paloka, i ftuar në studion e televizionit ABC News, në rubrikën “Mbrëmja” me Mirela Milorin, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës ai kundërshtoi zërat se në Këshillin Kombëtar nuk ka pasur debate, apo nuk është lejuar fjala e lirë.

“I vetmi që nuk fola, isha unë, sepse nuk u përfshiva duke qenë kamë qenë në grupin e punës, të tjerët të gjithë kanë folur. Ishin dy projekte, e për këto, grupi i punës, tregoi një bosht politik të Statutit”, – tha Paloka, ndërsa shtoi se, dy ishin çështjet më të kontestuara dhe debatuara, përkatësisht ajo e dorëheqjes së kryetarit dhe kandidaturat për deputetë, por që të dyja janë trajtuar dhe se është futur edhe anëtarësia që vendos propozon dhe voton. Paloka tha se në bazë të Statutit të ri, mund edhe që të dalësh vetë si person që ke dëshirë të kandidosh, dhe është anëtarësia ajo që vendos.

“Dorëheqja, është çështje morale dhe vullneti. Nuk mund të shkruash në statut dorëheqje, por shkarkim, dhe shkarkimi është në Statut. Nëse humbet dhe faji është i kryetarit, atëherë mblidh 50 % të firmave të anëtarësisë dhe shkarkoje. Nëse do të ishte dorëheqja, atëherë kushdo që dëshiron të largojë kryetarin dhe të vijë vetë, fillon aksionin për rrëzimin e tij, në vend që të merremi me diçka tjetër. E njëjta gjë është edhe me propozimin e Lulzim Bashës për votim të kryetarit çdo dy vjet. Kjo do e fuste PD-në në kaos.”, tha më tej Paloka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga