LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edith Harxhi: PD ka krizë politike, lidershipi dhe jo krizë statutore

23 Prill 2018, 17:54, Aktualitet CNA
Edith Harxhi: PD ka krizë politike, lidershipi dhe jo krizë statutore

Një javë para se të mblidhet kongresi i radhës i PD-së, figura të njohura në forumet e opozitës ngritën edhe një herë shqetësimin për mungesën e demokracisë së brendshme në radhët e saj.

Anëtarja e këshillit kombëtar të PD-së, Edit Harxhi paraqiti, në të vetmen mbledhje të këtij këshilli në periudhën midis dy kongreseve, së bashku me politikanin opozitar Edvin Kulluri, një projekt statut me 70 nene mbi demokratizimin e jetës së brendshme të Partisë më të madhe opozitare.

?Kriza e Partisë Demokratike nuk është krizë statutore, por është krizë politike dhe krizë lidershipi. Madje unë jam një ndër ato anëtarë të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike që kam vënë dyshim edhe legjitimitetin e kryetarit të partisë për arsye të ngjarjeve që ndodhën në 22 korrik, pasi zoti basha bëri një ngrirje të pozicionit të tij dhe më pas rikandidoi për kryetar, por pa hapur një garë të plotë e të barabartë për kryetar brenda PD-së? ? tha zonja Harxhi.

Ideja e saj është që me një statut të ri, pd të hapë një garë të barabartë dhe ndarje pushtetesh dhe detyrash brenda PD-së, dhe jo si zgjedhjet e fundit për kryetar në PD, që të kujtonin tha, ajo zgjedhjet false që Shqipëria bënte para vitit 1990.

?Partia Demokratike, për fat të keq, ka mbetur në funksionet e saj, për fat të keq, një parti e cunguar, ku grupet dhe individët me mendime të ndryshme i largojnë nga partia apo u mbyllet goja, gjë që nuk i përshtatet fare asnjë partie demokratike, aq më pak PD-së së Shqipërisë e cila lindi nga një lëvizje antikomuniste, dhe që duhet të përfaqësojë vlerat e ish të persektuarve politikë, ish-pronarëve, intelektualëve. Sot ajo nuk arrin do t?i mbledhë këto vlera? ? tha zonja Harxhi.

Midis 70 propozimeve të reja mbi statutin, të përshtatura me modele amerikane, angleze dhe gjermane, krahas strukturave të decentralizuara të partisë, spikati edhe kërkesa për të ngritur një bord i pavarur mbi transparencën financiare të PD-së, por të gjitha propozimet u rrëzuan, tha zonja Harxhi.

Zonja Harxhi thotë se demokratët e vërtetë kërkojnë që pd të zhvillojë si në vitin 1992 dhe në vitin 2005 një opozitë të vërtetë përkundër kësaj qeverie të korruptuar, plot abuzime me pushtetin dhe e lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe me grupet kriminale, dhe t?u dalë përkrah qytetarëve që kanë humbur perspektivën me këtë qeveri, të ndihmojë të varfërit dhe të respektojë të burgosurit politikë. Por së pari zoti Basha, thotë ajo, duhet të sqarojë publikun mbi marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama.

?Partia Demokratike është aktualisht një parti e kapur. Marrëveshja e 17-18 majit nuk ka përfunduar, por ajo vazhdon dhe tentakulat e saj janë të shtrira tashmë në të gjithë shoqërinë, e veçanërisht në opozitën shqiptare. Rizgjimi i të gjitha burimeve antiqeveritare dhe opozitare duhet patjetër të drejtohet nga Partia Demokratike? ? tha ajo.

Zonja Harxhi mendon se kryetari Basha nuk është lideri i duhur për PD-në, po aq sa nuk është zgjidhje e duhur as një parti e re, që të shkëputet nga radhët e saj. Zgjidhja është brenda PD-së, këmbëngul ajo.

?Në kongresin e fundjavës do të duartrokitet lideri ?suprem?, i cili mendon që mund të jetë i përhershëm, ndonëse në politikë nuk ka njeri të përhershëm. Mendoj që politika, e sidomos ky lloj sistemi di t?i shkartisë politikanët, që nuk mund të bëhen lider. PD ka nevojë për një lider historik. Kongresi do të jetë një hap tjetër për konfirmimin e zotit Basha për atë që ai dëshiron të rikonfirmohet me forcë, në njëfarë mënyre, por ky nuk do të jetë fundi, sepse do të ketë zhvillime të tjera, të cilat do të shkaktohen nga sistemi dhe nga vetëpastrimi i tij, duke futur këtu edhe vettingun në politikë? ? tha zonja Harxhi.

Megjithë pamjen e zbehtë brenda PD-së dhe plot kritika ndaj drejtuesve, zonja Harxhi mendon se zgjidhja e demokratëve është brenda shtëpisë së tyre, në radhë të parë.

Pd, sipas saj, duhet të lirohet nga hijet dhe njollat e dyshimta, dhe duhet të mbledhë gjithë figurat dhe energjitë e saj djathtiste në 3 dekada, qysh nga themelimi i saj, duke rikthyer shpresën tek antikomunistët e vërtetë, tek pronarët e hershëm, tek të burgosurit dhe përndjekurit politikë nga diktatura komuniste, që vuajnë edhe sot një lojj si atëherë.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet të ngjallë shpresën tek inteligjenca e re dhe e vjetër e Shqipërisë, tek ata që kanë ikur të kthehen dhe tek ata që kanë mbetur, për të risjellë një qeverisje dinjitoze në Shqipëri, në përputhje me parimet demokratike dhe të drejtat njerëzore. /VOA

Lajmet e fundit nga