LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekomandimi për Shqipërinë/ Kukan: Duhen rezultate të prekshme kundër krimit dhe korrupsionit

22 Prill 2018, 13:48, Aktualitet CNA
Rekomandimi për Shqipërinë/ Kukan: Duhen rezultate të

Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

?Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave?, është shprehur Kukan.

Më tej, eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

?Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar? ka vlerësuar Kukan për ATSH. /CNA.al

Lajmet e fundit nga