LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qurrashit të Lulit i erdhi goja

22 Prill 2018, 12:45, Aktualitet CNA
Qurrashit të Lulit i erdhi goja

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas pak kohësh ata do të shfaqeshin. Është ky ekipi i sekretarëve të Lulzim Bashës, ku përfshihet Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Arben Ristani etj. Janë nga ata që Lulzim Basha i përdori herën e parë për t’u bërë kryetar i PD-së, janë ata të cilët i përdori sërish herën e dytë për të manipuluar rezultatin dhe për të vjedhur votat e demokratëve.

Në 22 korrik po këta sekretarë ishin ata që certifikuan një vjedhje masive votash të demokratëve kudo nëpër Shqipëri. Këta janë nga ata hajdutët e shtëpisë. Ata vjedhin shtëpinë e tyre, po, dhe e provuan me 22 korrik sëbashku me Lulzim Bashën. Por në fakt Kadilli foli tani pasi Lulzim Basha e hodhi njëherë në koshin e plehrave, por do ta hedhë prap sërish. Po, ka për ta hedhur prap në zgjedhjet e ardhshme.

Qurrashi i Lulzim Bashës siç i thonë në korridoret e PD-së, Fatbardh Kadillit, sot ka bërë një status të gjatë në rrjetet sociale, ku flet për ndryshimet statutore.

A thua se ky është nga ata politikanë që e njeh mirë statutin e PD-së. Në fakt ky nuk është asgjë tjetër, është një nga sekretarët më të paaftë të Partisë Demokratike dhe mjafton të pyesësh demokratët për të kuptuar cili është akti politik i vetëm që mbajnë mend nga ai.

Asgjë asnjëherë. Ka qenë thjeshtë këshilltar i Berishës, gjoja për antikorrupsion, më pas kandidat për deputet në Pogradec në vitin 2009, një degë e cila në atë kohë doli me rreth 100 vota plus, si rreth për Partinë Demokratike. Më pas në kontributin e madh të Fatbardh Kadillit, Pogradeci shkoi në 15 000 vota minus në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithësesi qurrashi i Lulit ka folur sot. Ka folur dhe ka thënë se ndryshimet në statut janë të mira, pozitive, ka probleme nëse kërkohet dorëheqja e kryetarit apo i kufizohet mandati, e të tjera si këto.

Por çfarë mund të thotë Fatbardh Kadilli, njeriu i përdorur me vetëdije nga Lulzim Basha. Njeriu të cilin Lulzim Basha nuk denjoi ta vinte kandidat megjithëse e kishte sekretar. Nuk e vendosi jo sepse nuk e kishte bashkëpunëtor të ngushtë, por e dinte sa vlente Fatbardh Kadilli. Ai vlente një hiç për Partinë Demokratike dhe Basha për të ishte i bindur ashtu siç vlente një hiç edhe një pjesë tjetër e sekretariatit, apo mbështetësve të tij atje, që ai nuk i vuri në lista.

Nuk i vuri në lista për të balancuar ndoshta largimin e kritikëve të tij apo senatorëve të vjetër në PD. Por kjo nuk ka asnjë kuptim në rastin e Kadillit që nuk është hequr për të balancuar rrymat apo listën që do të shpallte Lulzim Basha. Kadilli nuk është vënë kandidat për deputet për shkak të paaftësisë së tij epike. Kadilli është nga ata sekretarë që nuk bën asnjë punë Partinë Demokratike, përkundrazi është njeriu i intrigave dhe përçarjes në PD.

Është nga ata që ruante se si do ta ndryshonte Grida Duma BBM dhe nëpërmjet personave të tretë e sillte në redaksinë tonë. Pa folur për sharjet dhe sulmet ndaj Berishës. Iku koha e gjyshit jemi në ?Epokën e Bashës?. Pa shkuar tek kunati që ska asgjë të keqe sepse thjesht po zëvendëson Shkëlzenin.

Ky është pak a shumë Fatbardh Kadilli. Një intrigant i vogël dhe i pështirë në oborrin e Lulzim Bashës, që përpiqet të japë mesazhe apo të sillet si një udhëheqës politik. Në fakt është një hiç dhe si të tillë e ka trajtuar dhe Lulzim Basha. Peng të cilin e shprehte që në fjalën e parë të komentit të tij, ku e quante veten njeri të pavënë në lista, a thua se i digjej barku ndokujt se do ishte apo nuk do të ishte Fatbardh Kadilli.

Në fakt grupi Parlamentar i PD-së është edhe më i mirë pa Fatbardh Kadillin, pa intrigat e tij, pa paaftësinë. Duhen disa qesharakë në Parlament nga ata të Lulzim Bashës, por duhen edhe ca nga këta qurrashët që marrin, i hedhin në kosh të plehrave dhe prap dalin e lëpihen, thjeshtë edhe vetëm me shpresën se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë pjesë e listave fituese, pasi PD-ja të “sparstohet” nga ata që mund të quhen armiq të kryetarit dhe duhet t’i ngjiten sa më shumë qesharakë dhe qurrashë nga pas Lulzim Bashës, me shpresën se nesër do të vijë në pushtet.

Në një parti normale demokratike Kadilli nuk do të ishte dot as Papi e as Beni që prej vitesh janë portierët e PD-së dhe kanë reputacion më shumë se qurashi i Lulit që merret me intriga adoleshentësh.

Me Kadillin dhe Lulin, Nard Ndokën e kusur që janë nga pas pa lënë menjënanë edhe qesharakët e tjerë të grupit Parlamentar, Lulzim Basha ka për të njohur fitore, fitore dhe vetëm fitore. /CNA.al

Lajmet e fundit nga