LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Imami zbardh strategjinë për nxjerrjen e PD-së nga kriza

22 Prill 2018, 11:12, Aktualitet CNA
Arben Imami zbardh strategjinë për nxjerrjen e PD-së nga kriza

“Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanërisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik”, kështu është shprehur ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami në një intervistë ekskluzive për CNA.al, teksa është pyetur për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin kritikët.

Më tej Imami është shprehur se Partia Demokratike, sëbashku me vlerat e saj dhe lag interesave të PS-së, do të ketë më të gjatë se kryetari aktual i saj.

“Një parti të djathtë që i qëndron vlerave dhe traditës së saj dhe që gjithashtu është e aftë dhe e hapur për vetëkritikë e rinovim – por jo nga pozicioni dhe interesi i PS-së dhe platformës sorosiane për të djathtën shqiptare; një parti e aftë për t’iu përgjigjur problematikave të gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi, një parti të shpresës se ky vend do të bëhet.

Partia Demokratike do të ketë jetë më të gjatë se ky kryetar i saj?,- ka thënë Arben Imami. /CNA.al

Lajmet e fundit nga