LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Imami tregon se çfarë po humb PD nën drejtimin e Bashës

22 Prill 2018, 11:05, Aktualitet CNA
Arben Imami tregon se çfarë po humb PD nën drejtimin e

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami ka komentuar ndryshimet statutore të prodhuara dy ditë më parë në mbledhjen Këshillit Kombëtarë të PD-së.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Imami ka thënë statuti mbetet afërsisht ai që ishte, pra nuk ka hapa as mbrapa dhe as para.

?Në pikëpamje formale, statuti mbetet afërsisht ai që ishte. Pra as para, as mbrapa. në pikëpamje të zhvillimeve politike në PD?, ka thënë Imami.

I pyetur nëse ndryshimet statutore janë hap përpara apo çimentim i Lulzim Bashës, ai ka nënvizuar faktet se ku çalon PD ?ja nën udhëheqjen e Bashës.

?Në kontekstin politik të debatit për vendosjen e rregullave më të mira të të bashkëjetesës në PD, të një kulture demokratike, të kritikës që ka mbizotëruar në PD veçanërisht vitin e fundit për rolin e kryetarit dhe të institucioneve brendapartiake, të bashkimit të PD-së së përçarë nga kryetari i saj, të fuqizimit mandej të opozitës dhe veprimit të saj politik kundrejt një qeverie të përfshirë në krim, grabitje, shkallmim të ekonomisë së vendit etj., ky ishte një hap mbrapa.

Debati dhe idetë ishin një hap para, mbledhja e KK një hap mbrapa?, ka thënë ndër të tjera Imami për CNA.al.
Në këtë situatë, Imami nuk sheh ndonjë konsolidim.
?Përkundrazi shoh mbyllje, strukturat e mbyllura janë të përcaktuara për vetëshkatërrim dhe ky nuk është lajmi i mirë?, ka thënë më tej Imami./CNA.al

Lajmet e fundit nga