LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA, i jepet lamtumira ish-zonjës së parë Barbara Bush/ 1.500 njerëz marrin pjesë në funeral

21 Prill 2018, 20:31, Aktualitet CNA
SHBA, i jepet lamtumira ish-zonjës së parë Barbara Bush/ 1.500

Të afërm dhe miq janë mbledhur këtë të shtunë në ceremoninë funerale për të festuar jetën e Barbara Bush, figurën matriarkale të një dinastie të politikës republikane.

Varrimi i ish-zonjës së parë ka filluar, me rreth 1.500 persona të pranishëm.

Presidentët e mëparshëm, pronarë picerish dhe historianë janë ndër të ftuarit në shërbimin privat qe po mbahet në Kishën Episkopale të St Martinit në Hjuston të Teksasit.

Ish-zonja e parë amerikane u nda nga jeta të martën në moshën 92-vjeçare, për shkak të shëndetit të rënduar.

Djali i saj, ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, është përzgjedhur të mbajë elegjinë në kishën ku prindërit e tij kanë qenë anëtarë që nga vitet 1950.

Sikundër dhe kishte konfirmuar, Presidenti Donald Trump nuk është pjesë e ceremonisë funerale për t?i dhënë familjes privatësinë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump do të mungonte në ngjarje ?për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respektimin e familjes Bush?.

Zonja e Parë Melania Trump, që përfaqësonte familjen presidenciale, u ul pranë ish-presidentit Barak Obama.

Të pranishëm të tjerë të profilit të lartë që ndodheshin në funeral ishin ish-presidentin Bill Clinton, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe ish zonjën e parë Michelle Obama.

Presidenti amerikan ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Bush, sidomos kur Jeb Bush u nominua per President  të republikanëve në 2016.

Sipas BBC, Zonja Bush njoftohet e përshkroi z. Trump në atë kohë si një ?showman? dhe pyeste se si gratë mund të votonin për të.

Zyrtarë të nivelit të lartë nga administrata e Bushit dhe e të moshuarve janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë nënkryetarët Dan Quayle dhe Dick Cheney.

Megjithatë, ish-Presidenti Jimmy Carter është jashtë shtetit dhe nuk mund të marrë pjesë, ndërsa gruaja e tij Rosalynn po rikuperohet pas nënshtrimit të një operacioni.

Ish-presidenti dhe bashkëshorti i saj Xhorxh Bush filloi të qante kur djali i tyre Jeb Bush mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas filloi të lexoj letrat e tyre të dashurisë.

Lajmet e fundit nga