LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon përgjigjia e mjekëve

21 Prill 2018, 15:00, Kuriozitete CNA
Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon

Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. E konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga potenciali onkogjen, krahas faktorëve të tjerë çon në shfaqjen e kancerit në fyt.

Rreziku shkaktohet nëse seksi oral praktikohet me partnerin te i cili është evident ndonjë virus onkogjen, p.sh. tipi 6, 11, 16 apo 18.

Madje simptoma tregon edhe që pothuajse nuk ka, së paku të dukshme (nëse shfaqen, atëherë fjala është për lythe dhe kondiloma), shpesh ndodh që ?të pushojë? në organizëm për disa vjet, nga i cili rezulton që një numër i madh njerëzish janë bartës të këtij virusi, ndërkaq nuk janë në dijeni. Edhe pse ato simptoma shërohen lehtë, virusi mbetet një kohë të gjatë në organizëm.

Sipas rezultateve të një studimi të kryer në ?Ohio University?, burrat rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës apo i fytit më shumë se gratë. Shkencëtarët studiuan rastet e 5.500 personave nga 14 deri në 69 vjeç. Pasi morën mostra qelize nga zgavra e gojës së tyre konstatuan se 10% e e burrave ishin infektuar nga HPV, kundrejt grave 3.6%.

Inkurajues është fakti që shumica e mbartësve nuk do të zhvillojnë kurrë kancerin në jetën e tyre. Infeksioni është më i zakonshëm në moshat 60 ? 64 vjeç (11.4%), dhe 30 ? 34 (7.3%).

Megjithatë, Dr. Sara Rosenquist, një psikologe dhe terapiste seksi thotë se shfaqja e “papilomavirusit human” nuk është vendimtar për riskun e kancerit edhe kur disa faktorë të tjerë të njohur po aq të rrezikshëm janë tek pacienti.

Mjekja vë në dukje se infeksionet me HPV janë të zakonshme dhe sistemi imunitar i shumicës së njerëzve e pastron trupin nga virusi brenda 18 muajsh.Funksionimi i keq imunitar mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga SIDA dhe HIV deri në përdorimin e gjatë të marihuanës, stresi kronik, ankthi dhe ndërrimi i partnerëve të shumtë seksual./CNA

Lajmet e fundit nga