LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, për raportin e DASH-it

21 Prill 2018, 15:14, Politikë CNA
Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi se ky është një nga raportet më kritikë të bërë në 25 vitet e fundit. ?Nuk kemi pushtet të korruptuar, por kemi korrupsionin në pushtet?-thuhet në reagimin e Kokëdhimës, i cili bën thirrje që partitë e vjetra të çlirojnë zgjedhjet dhe institucionet që kanë uzurpuar, ndryshe vendi, me shumë gjasa, do të shkojë në kaos dhe anarki!

Reagimi i Kokëdhimës:

Nuk kemi pushtet të korruptuar. Kemi korrupsionin në pushtet!

Mbrëmë doli raporti i fundit i Departamentit të Shtetit në SHBA i cili i thotë troç gjithë botës se, ?korrupsioni është i përhapur në të gjithë degët e qeverisjes në Shqipëri?. Qeveria jo vetëm nuk thotë asnjë fjalë për këtë konstatim alarmues, por vazhdon e tallet me hallexhinjtë që i tregojnë hallet e përditshme dhe taksat e papërballueshme që ju ka vënë në kurriz. Raporti i fundit i DASH është një nga më kritikët, që është bërë për Shqipërinë në këto 25 vitet e fundit.

Partia ZGJIDHJA e përshëndet realizmin e SHBA si mikun dhe aleatin më të madh të popullit shqiptar. Në të vërtetë, të gjitha qeveritë e Shqipërisë kanë qenë të korruptuara. Opozita dhe qeveria janë njësoj, janë në një konjukturë, vjedhin bashkë në marrëveshje, alternohen me rradhë dhe mbajnë njëra-tjetrën në pushtet e opozitë, e kanë mbyllur tregun, duke uzurpuar zgjedhjet dhe kanë shkatërruar liritë dhe konkurencën në politikë, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër. Në Shqipëri nuk bëhet më fjalë për shkallë të përhapjes së korrupsionit. Këtu korrupsioni është në pushtet! Vendin e republikës e ka zënë tirania e krimit dhe korrupsionit.

Kryeminstri ynë që kërkon të bëjë popullin shqiptar për budalla, duke u hequr vetë si budalla që nuk kupton, zbulon 80 ?grabitqarë? në hipoteka dhe bën sikur nuk ekzistojnë 8675 tendera të manipuluar vetëm gjatë vitit 2017, të cilit i referohet edhe raporti i DASH; me një vlerë totale 694 milionë euro, shumë kjo  e barabartë me 31% të vlerës totale të tenderave në katër vjet; shumica të dhëna vetëm për një grup të vogël biznesmenësh të oborrit të tij. Flet për ?parazitë të trashëguar? në administratë, por harron të shpjegojë se nga totali i tepsisë së parave publike, 30% e tenderave, apo plot 65.5 milionë euro, janë shpërndarë pa asnjë garë, duke shkelur hapur  ligjin.

U ka dhënë 4-5 miqve të tij të shndërruar me shpejtësi në oligarkë 540 tendera në kohë rekord, me vlerë prej 37.8 milionë euro. Nuk llogarisim këtu gjysmë miliardi euro, për koncesionarët që nuk kanë rritur të përmirësojnë asnjë shërbim për qytetarët. Nëse partitë e vjetra nuk çlirojnë zgjedhjet dhe institucionet që kanë uzurpuar, ky vend, me shumë gjasa, do të shkojë në kaos dhe anarki!

Lajmet e fundit nga