LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD drejt ndarjes/ Paralajmërohet parti e re opozitare

21 Prill 2018, 08:43, Aktualitet CNA
PD drejt ndarjes/ Paralajmërohet parti e re opozitare

Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duket se është vulosur dje nga vetë Lulzim Basha, me disa ndryshime statutore pa analizë, duke hequr dhe fjalën e lirë brenda strukturave të partisë.

Pikërisht në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, Basha dje ka vulosur ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike.

E në rast se ka pasur disa zëra kritikë të cilët shpresonin se do të gjenin një zgjidhje, besonin se me një statut dhe me rregulla të reja Lulzim Basha do të reflektonte apo do të detyrohej të sillej ndryshe, me demokratët dje Basha e tregoi qartë.

I rrethuar nga një sekt sekretarësh infantinë, të paaftë dhe servil, Basha firmosi dje në statut ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike.

Burime brenda linjave të kritikëve, i thanë CNA.al (CityNews Albania), se një parti e re së shpejti do të shfaqet, por është shpejt për të folur, sepse jemi ende pa i bërë 24 orë, nga akti i i ndarjes që dje firmosi dhe vulosi Lulzim Basha.

Pritet që së shpejti palët të mblidhen dhe të diskutojnë thellësisht të gjitha rrugët dhe mënyrat e veprimit dhe më pas do të shohin hapat që do të hidhen.

Mesa duket një parti e re politike pritet të dalë në sfond edhe pse kritikët, një pjesë e tyre kanë qenë të bindur se duhet të qëndrojnë brenda PD-së dhe të luftojnë me Lulzim Bashën, dje mesa duket beteja ka sjellë ndarjen përfundimtare.

Basha ka çimentuar përfundimisht me statut se nuk do të japë kurrë dorëheqjen në çdo rast humbjeje.

Ka çimentuar përfundimisht faktin se zgjedhje në PD nuk do të ketë më. Ajo parti do të jetë partia e tij qoftë edhe sikur të shkojë 5%, Lulzim Basha do të jetë në postin e kryetarit i rrethuar nga disa sekretarë të paaftë.

Kjo situata politike që  kalon vendi, kriza e thellë, aleanca me Edi Ramën e opozitës që është firmosur më 18 maj të një viti më parë nga Lulzim Basha, me shumë se kurrë tashmë sjell përballë një grupi politikanësh detyrimin për të reflektuar, për të reaguar dhe për të hedhur një hap tjetër.

Pra themelimin e një force politike të re e cila duhet të marrë rolin dhe të kryejë detyrën e opozitës së vërtetë.

Atë opozitë që Lulzim Basha e ka braktisur për shkak të interesave të tij korruptive, klienteliste, familjare, por dhe përtej saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga