Connect with Us

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Aktualitet

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Publikuar

-

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë.

Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim Trezhnjeva nga Gjykata e Apelit në Durrës dhe Besa Nikëhasani nga Prokuroria e shkallës së parë Shkodër, janë tre të parët që ngecën në procesin e  Vettingut, pasi nuk justifikuan dot pasurinë.

Ajo çfarë është e çuditshme  është se vetë njerëzit e ligjit, të cilit pretendohet se deri më tani kanë dhënë drejtësi, shprehen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se nuk kanë qenë të qartë, për mënyrën se si bëhet deklarimi i pasurisë. Në këtë pikë, dy janë këndvështrimet të cilat ngrihen, ose nuk kanë njohur ligjet deri më sot, ose po tentojnë të fshehin korrupsionin që kanë kryer nën veshjen e prokurorit apo gjyqtarit.

Një tjetër aspekt që të bie në sy,  tek një numër jo i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve është pasuria e patundshme që ata disponojnë.

Me një përllogaritje të tjeshtë me pagën që ata kanë, një pasuri e tillë është e paarritshme.

CNA.al po sjell deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, duke iu referuar të dhënave të Open Spending Albania por edhe të dhënave të fundit të marrë pranë ILDKPKI-së.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, posedon një karburant në Vlorë, ku është bashkëpronar në ½ pjesë me bashkëshorten, por që llogaria është në emrin e tij. Ai ka deklaruar se e ka blerë këtë pronë në vitin 2013.

Nuk janë të pakta raste kur nga gjyqtarë e prokurorë dëgjojmë se bashkëshortë(e), motra, vëllezër, kunetër,  apo vjehërri iu kanë bërë dhurata miliona lekë.

Nuk e dimë, nëse të njëjtën metodë ka ndjekur edhe gjyqtari Selimi, por do të jetë Komisioni i Pavaruar i Kaulifikimit ai që do të vendosë për të.

Sipas të dhënave të  marra nga Open Spending Albania, vlera e pasurisë të paluatjshme në vitin 2015 llogaritet në shumën 40 623 250 lekë.

Ndërsa në vitin 2016 ai ka deklaruar 51 mijë euro si fitime të marra nga ky biznes.

Kujtojmë se Shkëlzen Selimi është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Lartë me datë 16.06.2011.

Ai është një nga 4 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që iu është refuzuar viza amerikane.

Gjithashtu ii ka qenë anëtar i vendimeve me bujë mediatike, siç është rrëzimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Lulzim Berisha, po ashtu ka qenë në trupat që ngjarjes së Gërdecit, 21 janarit dhe çështjen e ish-guvernatorin z. Adrian Fullani.

Viti 2012

Paga bruto si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë.

Interesa bankare të parapaguara në vlerën 300 euro për një depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë.

Qira apartamenti e garazhi në vlerën 5 280 euro, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 153 111 lekë.

Detyrime shlyer nga të tretë në vlerën 8 000 euro për shitjen e një automjeti tip Mercedes Benz, pjesë e regjimit martesor.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 498 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -4 541 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.

Viti 2013

Paga bruto si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.

LEXO EDHE:  Makineri mashtrimi/ “Top Channel” kurdis dosjen e Ben Qimes për të goditur gjykatësin Selimi

Qira apartamenti në vlerën 2 200 euro, pjesë e regjimit martesor.
Qira të ambientit pikë shitje karburanti në vlerën 741 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 715 485 lekë.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë 181 872 lekë.

Detyrime shlyer nga të tretë në vlerën 79 060 euro për shitjen e një apartamenti dhe garazhi, pjesë e regjimit martesor.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 940 000 lekë për një kredi për blerjen e ambientit pikë shitje karburanti marrë më 03.10.2013 me principal 6 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -1 892 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -459 175 lekë për një kredi për blerjen e ambientit pikë shitje karburanti marrë më 03.10.2013 me principal 6 600 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 598 860 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 109 800 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një pikë-shitjeje karburanti në Vlorë, për periudhën 01.01.201014-30.09.2014, ku është bashkëpronar me bashkëshorten, 50 % secili, 995 663 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një pikë-shitjeje karburanti në Vlorë, për periudhën 01.10.2014-31.12.2014, ku është bashkëpronar me bashkëshorten, 50 % secili, 13 500 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ, Tiranë, 1 226 431 lekë.

Shlyerja e detyrimeve nga një person i tretë, 5 140 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 000 euro, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 412 euro, pjesa takuese 50 %.
Kredi bankare, mbyllur, detyrimi financiar i shlyer 5 940 000 lekë.

Viti 2015

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë.
të ardhura të fituara nga paga si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës 40 844 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e pronë e bashkëshortëve pikë karburanti në Vlorë periudha janar maj 21 250 (njëzet e një mijë e dyqind e pesëdhjetë euro).
të ardhura nga qiraja e karburantit qershor dhjetor 2015 vlera 29 750 (njëzet e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) euro.

Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi të ardhura të fituara nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ 1 218 864 (një milion e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Depozitë me afat 39 097 euro vënë nga qiradhënia.
kursime të vëna nga pagat e bashkëshortëve 815 608 lekë.
depozitë po nga të ardhurat e qira pika e karburantit 8 510 euro.
depozituar për të marrë kartë krediti 3 900 euro.

Viti 2016

Kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes më shumën 477.758.93 lekë

Kursime  nga të ardhurat  e qirasë së pikës së karburantit në Vlorë si bashkëpronar me bashkëshorten (llogari e depozituar në emrin e tij) në vlerën 51.000 euro.

Llogari bankare ne emër të djalit L.S e çelur nga Bashkia Tiranë, stimul si nxënës i dalluar në vlerën 27.000 lekë.

Llogari bankare  në emër të vajzës, çelur nga Bashkia Tiranë, stimul, si nxënëse e dalluar në shumën 27.000 lekë.

Të ardhura të fituar nga paga si gjyqtarë për periudhën 01.01.2016-31.12.2016 në Gjykatën e Lartë, në vlerën 1.566.459 lekë.

Të ardhura neto të fituara si gjyqtare nga ana e bashkëshortes për periudhën 01.01.2016-31.12.2016, në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë në vlerën 1.219.060 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Publikuar

-

Nga

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.



“Zgjedhjet as nuk kanë qenë të lira dhe as të drejta”, ka thënë Borrell përmes një deklarate, duke cituar “raporte kredibile” të vëzhguesve të brendshëm, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Selimi bie për së dyti në Vetting

LEXO EDHE:  Gjyqtari që sulmon "banda" Vjollca-Blushi/ Kush është Shkëlzen Selimi

“Autoritetet shtetërore kanë përdorur dhunë të papranueshme dhe joproporcionale… mijëra persona janë ndaluar dhe shtypja është rritur ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se blloku evropian, në kuadër të procesit të rishikimit të marrëdhënieve me Bjellorusinë, mund të marrë masa “kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën, arrestimet e paarsyetuara dhe rezultatet zgjedhore”, ndonëse nuk ka dhënë hollësi.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë personat e ndaluar./ REL

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Shkëlzen Selimi-Artan Broci dhe dy fytyrat e “Vetingut” në Top Channel

LEXO EDHE:  Shitën informacione sekrete tek Top Channel?/ “Plas  bomba” në Komisionin e Vettingut

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  Top Channel diktat mbi mediat/ Raportimet “nxijnë” gjyqtarin Selimi dhe “zbardhin” gjyqtarin Broci

LEXO EDHE:  Selimi bie për së dyti në Vetting

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE