Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/ Lulzim Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Lulzim Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

Publikuar

-

“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në dukje lidhjen e tij me oligarkët, sado që lajmet e kronikës së zezë të vërtetojnë kapjen e pushtetit nga krimi i organizuar, Lulzim Basha bën gjithmonë diçka më shumë për t’u shfaqur më shëmtuar në publik. Kështu ndodhi edhe këtë herë.

Një seri ngjarjesh të kohëve të fundit skicuan në sytë e gjithëkujt një kryeministër që nuk pyet për askënd, që u zhvat më të vobektëve edhe qindarkën e fundit, që të rrëmben me polici në mes të natës, që shkatërron si i do qejfi vlera historike dhe i varros ato nën betonin korruptiv të klientëve të tij. Pra shkurt, një autokrat të vetëkënaquar që drejton me veshët dhe sytë mbyllur.

Por, në vend që të përfitonte nga ky moment që në politikë nuk të vjen shpesh, në vend që t’a shfrytëzonte këtë rast për të treguar se ndan vlera dhe parime të ndryshme, Lulzim Basha, aty në ngastrën e tij të vogël, në opozitë, bëri ç’është e mundur për t’i thënë të gjithëve se ata janë njësoj.

Mbledhja e turpshme e Këshillit Kombëtar të PD, ishte një shembull tipik i arrogancës së liderit, i pafatësisë për të dëgjuar të tjerët, i padurimit për të diskutuar ide të kundërta, që të gjitha së bashku, i kanë vënë shkelmin shpresës për ngritjen e një fronti të përbashkët anti- Rama.

Po t’i marrim një nga një, ato që ndodhën të premten në selinë e PD janë të frikshme. Puna nuk është vetëm se Lulzim Basha tentoi të kalçifikohet në çdo mënyrë si kryetar (duke injoruar nenin e statutit që lideri që humbet largohet).

Puna nuk është as vetëm se ai e pati të vëshitirë të përballet me një analizë për disfatën personale të 2017, për të cilën është fajtori i unik.

LEXO EDHE:  Foto-Çfarë nuk u pa në homazhe/ Ruçi dhe Veliaj shkrijnë së qeshuri Metën, Rama “harron” atletet në shtëpi

Ai bëri shumë më tepër se kaq. Në momentin kur po akuzohet drejtpëdrejt për paratë e parajsave fiskale të paguara për lobim në ShBA, ai nuk pranoi një kontroll më transparent mbi financat e partisë.

Pasi ka bërë autokritikë për mënyrën si i hartoi listat e deputetëve, ai nuk dha asnjë garanci për zgjedhje me kolegjale të tyre.

Po t’i shtosh këtyre edhe anët formale të organizmit të mbledhjes, ku nuk u lanë projekte alternative, ku nuk fitoi asnjë obsion i ndryshëm nga ato të burokratëve të partisë, ku gjithçka u organizua tinëz dhe në kulisa, mbërrin në dy konkluzione të rëndësishme:

E para se tani kur një gjë e tillë duhet më shumë sesa kurrë, Lulzim Basha është i paaftë të mbledhi rreth vetes gjithë demokratët, e jo më të imagjinojë për formëzimin e një aleance shumë më të gjërë opozitare.

Dhe e dyta, e vlefshme ndoshta për ata që besojnë mrekullitë, edhe sikur një çudi të ndodhte edhe sikur një dorë hyjnore t’a katapultonte në pushtet, ai do të ishte një dështim. Sepse ai po e tregon që sot se nuk ka asgjë të ndryshme nga arroganca, mosrrespekti për rregullat demokratike dhe  frika nga konkurenca që karakterizojnë edhe Ramën.

Ai është i prekur nga të njëjtat viruse që shkaktojnë të njëjtat efekte.

Pikërisht nga ato që nxjerrin në pah një të vërtetë të frikshme: sa herë kryeministri është keq, lideri i opozitës nxiton të duket edhe më keq.

Kjo ndodhi dhe në ditët e fundit dhe është pikërisht kjo që tregon se Lulzim Basha ka rreshtur së qeni një shpresë, por është shndërruar në një mallkim për opozitën.(lapsi)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Palmer pas bisedave me Ramën, Bashën e Metën/ Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike, SHBA partner i fortë

LEXO EDHE:  Vendosja e tabelave në gjuhën greke/ PDIU: Kapitullimi i Ramës para Greqisë

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Mediat zvicerane: Prodhimi i kanabisit shpërtheu në Shqipëri nga Edi Rama

LEXO EDHE:  Gjiknuri akuza opozitës: Po tenton destabilitetin!

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE