LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungesa e Berishës në Këshillin Kombëtar të PD/ Edith Harxhi zbulon arsyen

21 Prill 2018, 17:08, Aktualitet CNA
Mungesa e Berishës në Këshillin Kombëtar të PD/ Edith

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, në emisionin ?Kjo Javë? në News 24, ku ka treguar se ka pasur debate të forta për disa pika, sic është kufizimi i mandatit të kryetarit dhe çështja e simboleve të partisë.

Gjithashtu Harxhi ka folur edhe në lidhje me mos praninë e ish-kryeminsitrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha në mbledhjen e së premtes.

Sipas Harxhit, Berisha flet shumë më tepër me heshtjen e tij. Ajo theksoi se Berisha s?ka dashur të jetë pjesë e një procesi ku ai do duhej të bëhej palë deri diku dhe ndoshta ka menduar është shumë më mirë të qëndrojë jashtë këtij debati të nxehtë.

?Flet shumë më tepër me heshtjen e tij, s?ka dashur të jetë pjesë e një procesi ku ai do duhej të bëhej palë deri diku dhe ndoshta ka menduar është shumë më mirë të qëndrojë jashtë këtij debati të nxehtë. E ka thënë që është larg vendimmarjes në parti e në një farë mënyre i ka hapur rrugë të rinjve?.-u shpreh Harxhi.

Ndërsa për nga mënyra e organizimit, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ishte tha Haxhi si: ?pleniumi të partisë së punës, edhe formati s?kishte kolegjialitet në atë mbledhje, u thye debati?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga