LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jozefina Topalli i reagon ashpër Bashës/ “E premte e zezë për PD-në”

21 Prill 2018, 11:20, Aktualitet CNA
Jozefina Topalli i reagon ashpër Bashës/ “E premte e zezë

Ish-nënkryetarja e PD ?së, Jozefina Topalli, i është kundërpërgjigjur ashpër Lulzim Bashës, pasi një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i PD-së i hapi rrugë rikthimit të saj në strukturat më të larta të partisë.
Sipas Topallit dje ka qenë e premte e zezë për PD.

Kjo për disa arsye. Pasi për herë të parë sipas Topallit, në historinë e PDSH ndodhi që në Këshillin Kombëtar të PD, të mos lejohej që të diskutohet për zhvillimet politike.

?Këshilli Kombëtar i PD u mblodh në fund të mandatit të tij për herë të parë (pas atij zgjedhor).
Për herë të parë në historinë e PDSH ndodh që në Këshillin Kombëtar të PD, të mos lejohet që të diskutohet për zhvillimet politike. Të mos lejohet të bëhet një analizë e situatës pas humbjeve të përsëritura dhe në veçanti pas humbjes katastrofale të 2017-së?, ka shkruar Topalli në rrjetet sociale.
Sipas saj, asnjë demokrat nuk mund të imagjinonte se përveç kësaj do votohej që të mos flitej për politikë, të mos diskutohej për situatën ku është katandisur PD, as për përgjegjësi të drejtuesve, as për emergjencën e nevojës të ringritjes së PD, as për qeverinë më të keqe të këtyre 30 viteve, e natyrisht as për dëshpërimin ekonomik të familjeve shqiptare.

?L.B vendosi që të mos flitej për politikë.
Se për çfarë tjetër Parlamenti(Këshilli Kombëtar )i një force politike mund të flasë, nëse jo por politikë, këtë vetëm Luli mund ta shpjegojë.
Këshilli Kombëtar (që nuk e thirrën siç e do statuti përgjatë këtyre 4 viteve asnjëherë) u thirr pa një rend dite politik, biles edhe pa patur draftin e Lulit për ndryshime statuore( sepse atë e shpërndanë me e-mail vetëm pak orë më parë, gjë që nuk të jep mundësi për të bërë një vlerësim serioz), pa u diskutuar më parë me departamentet , pa u konsultuar me sekretariatin , pa u diskutuar me degët e rretheve, siç është bërë në dekada në këtë forcë politike?, ka shkruar më tej Topalli.

Më tej ish-nënkryetarja e PD ?së ka nënvizuar faktin se për herë të pare, dje forumi ka vendosur që t?i heq kompetenca vetes për t?ia shtuar Kryetarit.

?Duket surreale në fakt , por dje kështu ka ndodhur, dhe e gjitha kjo në censurë të plotë, sepse as mediet nuk lejoheshin?, ka thënë Topalli. /CNA.al

Lajmet e fundit nga