LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hazall çon në gjyq kompaninë e ‘Fate të kryqëzuara’ pasi nuk është paguar për punën e bërë

21 Prill 2018, 20:30, Lifestyle CNA
Hazall çon në gjyq kompaninë e ‘Fate të

Aktorja e njohur Alina Boz e cila ka luajtur rolin e ?Hazall? në serialin ?Fate të Kryqëzuara? është kthyer në emrin më të lakuar kohët e fundit në lajmet rozë.

Këtë herë ajo ka një kauzë mjaft të rëndësishme.

Kompania ?Endemol Medya? nuk e ka paguar ende aktoren për 15 seri të realizuara në serialin ?Paramparca? në rolin e ?Hazall?. Mësohet se aktorja i ka hapur gjyq kësaj kompanie me pretendimin se ato i kanë borxh asaj 160 mijë lira.

Ajo mësohet të ketë nënshkruar një kontratë e cila parashikonte t?i paguheshin rreth 10 mijë lira për seri. Por, ajo përveç kësaj ka kërkuar dhe një dëmshpërblim prej 10 mijë lirash shtesë si demshpërblim moral.

?Endemol Medya? ka kërkuar pezullimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë gjykata ka vendosur të shtyjë seancën duke i dhënë mundësi dy palëve të paraqesin dhe prova të tjera. ?Po kërkoj të drejtën time. Kam punuar dhe nuk jam paguar?, është shprehur aktorja për mediat pas daljes nga salla e gjyqit.

Lajmet e fundit nga