Deputetët e pavarur: Nëse sigurohen 49 vota për rrëzimin e Qeverisë, do të jemi aty – CNA
Connect with us

Aktualitet

Deputetët e pavarur: Nëse sigurohen 49 vota për rrëzimin e Qeverisë, do të jemi aty

Publikuar

-

Partitë politike pritet të ulen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët gjatë të mërkurës së javës që vjen. Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare (LDK) kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme se të gjitha subjektet politike do t’i marrin zyrtarisht ftesat për të qenë në këtë takim, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas tyre, nëse tryeza, e cila ndër të tjera ka për synim që të arrijë dakordim për zgjedhje të parakohshme, dështon, atëherë do t’i nisin procedurat për ngritjen e mocionit të votëbesimit të Qeverisë.

Shqipe Pantina, nga radhët e Grupit të Deputeteve të Pavarur (GDP), ka thënë se ende nuk kanë pranuar ftesë nga LDK-ja, porse ka njoftuar se GDP-ja do ta shqyrtojë dhe do të vendosë lidhur me këtë. “Nëse ka ardhur një ftesë e tillë natyrisht do ta shqyrtojmë si grup. Ne asnjëherë nuk i kemi refuzuar ftesat për të diskutuar për çfarëdo çështje”, është shprehur ajo për “Zërin”.

Duke folur rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme Pantina ka thënë se në momentin që opozita siguron 49 vota të shumicës shqiptare, atëherë edhe GDP-ja do ta japë votën. “Për ta rrëzuar Qeverinë duhen 61 vota dhe unë nuk jam e bindur se opozita i ka 61 vota të mjaftueshme për ta rrëzuar atë. Ne kemi thënë se në momentin që kushdo që merr iniciativë të tillë dhe i ka 49 vota të shumicës shqiptare do t’i ketë edhe 12 votat tona”, ka potencuar ajo.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Trafikonin emigrantë/ Dënohet banda me organizatorë shqiptarë

Publikuar

-

Gjykata britanike ka dhënë dënimin për 7 antarët e një grupi trafikantësh që dërgonin ilegalisht emigrantë në Britani të Madhe përmes kanalit anglez.

Ky grup punonte në dy rrjete, një shqiptar dhe një britanik. Grupi mori në total dënimin prej 48 vitesh.

Ata organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë nga bregu verior i Francës drejt Britanisë së Madhe. Dy shqiptarët e dënuar me burg Artur Nutaj dhe Saba Dulaj bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti, e cila kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skedina e ditës/ Keto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me lekë sot

Publikuar

-

By

Analistët e Betfair kanë përzgjedhur këto 4 ndeshje për sot:

  1. Liverpool – Chelsea gol/gol 3+  1.90
  2. Leipzig – Stuttgart 1 1.90
  3. Atalanta – Torino 1 2.10
  4. Valencia – Celta Vigo 1 1.90 /CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike me shumë sesa të akuzojë qeverinë, sulmon biznesin. Përveç sulmeve ndaj atyre që ai i quan “oligarkë”, që janë biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, Basha nuk kursen akuzat edhe ndaj sektorit të ndërtimit, për të cilin jo pak herë ka thënë se po pastron paratë e krimit.

Por, CNA.al ditën e djeshme solli një investigim dhe dokumentin ekskluziv, i cili tregonte se Basha, në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 9-katësh, ortakut të vjehrrit të tij, biznesmenit Xhuvi Sharxhi. Dokumenti mban firmën e Lulzim Bashës dhe objekti në fjalë, i cili përfshin banesa dhe shërbime të tjera, si dhe dy kate parkim nën tokë është ndërtuar tek rruga e Elbasanit, një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Por, kjo nuk është e vetmja leje që Basha ka dhënë për ortakun e vjehrrit të tij në biznesin e ndërtimit.

Sot po sjellim një tjetër dokument ekskluziv, i cili po ashtu mban firmën e Lulzim Bashës. Ky i fundit gjatë kohës që ishte kryebashkiak i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij edhe një tjetër leje ndërtimi, te rruga “Ali Demi”.

Në dokumentin i cili mban firmën e Lulzim Bashës, thuhet “Plani i vendosjes së zonës që zhvillohet për strukturë banimi dhe shërbime 2, 6, 7 dhe 8 kate me dy kate parkim nën tokë, në Rrugën Ali Demi në Tiranë në pronë të Xhuvi Sharxhi, Muhamet Cakaj, Dardan Derguti. Zhvillues: Xhuvi Sharxhi me subjekt ndërtues “G-B-A Kontruksion” SH.P.K”.Sipërfaqja e Tokës që zhvillohet 912.3 metër katëror, ndërsa sipërfaqja e tokës së zënë 456 metër katëror.”

Biznesmeni në fjalë, Xhuvi Sharxhi, është ortak në fushën e ndërtimit me vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, e cila mund të vërtetohet lehtë, në faqen e ëeb të QKB.

Ashtu sikurse shikohet nga dokumenti i mëposhtëm, subjekti “XH&XH”, me aktivitet “Investime ne fushen e ndertimit, turizmit dhe ne fusha te tjera, shitblerje pasuri te patundshme, prodhime inertesh”, është themeluar me 26/10/2010 , një vit para se Basha të bëhet kryebashkiak i Tiranës. Ortakë të subjektit në fjalë, janë  biznesmeni Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe rastin e një pallati të ndërtuar në rërën e Vlorës, i cili u shemb nga qeveria “Rama” dhe për të cilin shqiptarët do paguajnë mbi 16 milionë euro.

Edhe në këtë pallat janë ortakë Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ortakëria e të cilëve përfiton pothuajse 90% të dëmshpërblimit që vendosi Strasburgu, pas shembjes së këtij pallati.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim, ndërsa Xhafer Isufi bashkë me ortakun e tij përfitojnë rreth 14.33 milion euro, nga 16.8 milion euro që është në total./CNA.al

Përtej asaj çfarë deklaroi Basha si “luftë” pa kompromis kundër ndërtimeve në Tiranë, në fakt ka rezultuar krejt e kundërta. Ndërtimin përveç faktit që nuk janë frenuar, u janë dhënë familjarëve të tij. Ashtu siç po bën edhe tani që është kryetar i opozitës, Basha edhe kur ka qënë në krye të Bashkisë së Tiranës ka punuar fort, jo për interesat e qytetarëve, por për të rritur bizneset e familjarëve të tij./CNA.al

Dokumentet ekskluzive/ Lulzim Basha i dha pallat ortakut të vjehrrit

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:25 - 26 Shtator, 2018

Trafikonin emigrantë/ Dënohet banda me organizatorë shqiptarë

Gjykata britanike ka dhënë dënimin për 7 antarët e një grupi trafikantësh që dërgonin ilegalisht emigrantë në Britani të Madhe...

Aktualitet11:10 - 26 Shtator, 2018

Skedina e ditës/ Keto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me lekë sot

Analistët e Betfair kanë përzgjedhur këto 4 ndeshje për sot: Liverpool – Chelsea gol/gol 3+  1.90 Leipzig – Stuttgart 1...

Aktualitet11:04 - 26 Shtator, 2018

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike me shumë sesa të akuzojë qeverinë, sulmon biznesin....

Aktualitet10:59 - 26 Shtator, 2018

Rama jep lajmin e mirë për prindërit e rinj/ 8-fishohet bonusi për bebet

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit të 2019-ës dha një lajm të mirë...

Aktualitet10:49 - 26 Shtator, 2018

Greqia në alarm, më 1 tetor cikloni godet vendin

Shërbimi meteorologjik në Greqi, ka paralajmëruar se më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit do të preket nga një...

Aktualitet10:42 - 26 Shtator, 2018

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar/ Luan si një tifoz dhe bën gafën e madhe

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Arijanet Muriqi e nisi nga minuta...

Aktualitet10:31 - 26 Shtator, 2018

Foto-Thaçi vijon takimet me familjen Soros

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet në takimet e tij me George dhe Aleks Soros. Takimi i tyre i...

Aktualitet10:26 - 26 Shtator, 2018

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori...

Aktualitet10:17 - 26 Shtator, 2018

I shpallur në kërkim për dhunë në familje/ Arrestohet 33 vjeçari

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi i cili ishte i shpallur në kërkim. Shtetasi Alfred...

Aktualitet10:06 - 26 Shtator, 2018

Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin polak Andrzej Duda. Ky takim u realizua në...

Aktualitet09:50 - 26 Shtator, 2018

Kthetrat e Soros “pushtojnë” Shqipërinë/ Zbulohet skandali me Reformën në Drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë, në lidhje...

Aktualitet09:45 - 26 Shtator, 2018

Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

Greqia ka bërë bllokimin e 4602 kg domateve të cilat ishin të importuara nga Italia dhe Shqipëria. Sipas agjensisë e...

Aktualitet09:31 - 26 Shtator, 2018

Zjarr në Lushnje/ Flakët pushtojnë kodrat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrat e Allprenjat në Lushnjë. Mësohet se zjarri ka përfshirë kodrat me...

Aktualitet09:21 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria merr në dorë të dhënat e politikanëve/ Priten arrestime të bujshme

Goditjet në nivele të larta pritet të nisin në fillim të vitit 2019. ILDKP ka nënshkruar një marrëveshje që ka...

Aktualitet09:11 - 26 Shtator, 2018

“Sulltanesha Kosem”/ Aishe kërkon të largohet nga jeta e sulltanit

Murati pagëzon trashëgimtarën e tij më të vogël. Çfarë kërkon Atike nga Mustafai i shkatërruar që humbi atë që donte...

Aktualitet08:58 - 26 Shtator, 2018

Tronditet politika shqiptare/ 400 pushtetarë të dyshuar për pastrim parash

Ndërkohë që pak ditë më parë në media u raportua se ka nisur verifikimi për pastrim parash për 400 politikanë...

Aktualitet08:51 - 26 Shtator, 2018

Drejtonin mjetin pa leje/ Në pranga dy të rinj

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi....

Aktualitet08:38 - 26 Shtator, 2018

Shifrat e frikshme/ Shqipëria, me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte...

Aktualitet08:34 - 26 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 26 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 26 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Trending

Read previous post:
SHBA, i jepet lamtumira ish-zonjës së parë Barbara Bush/ 1.500 njerëz marrin pjesë në funeral

Të afërm dhe miq janë mbledhur këtë të shtunë në ceremoninë funerale për të festuar jetën e Barbara Bush, figurën...

Close