LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Befason moderatorja e njohur shqiptare: Kam në plan të adoptoj një fëmijë

21 Prill 2018, 12:22, Lifestyle CNA
Befason moderatorja e njohur shqiptare: Kam në plan të adoptoj

Moderatorja Nevina Shtylla është shndërruar në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e saj prezantuesja  e ?Jo vetëm modë?, i ka bërë të gjithë për vete.

Nevina tregohet shumë e  rezervuar përsa i përket jetës private pasi e konsideron të shenjtë. Pikërisht fakti që ajo nuk zbulon asnjë detaj nga jeta e saj personale e  ka rritur kurreshjen  e publikut për të zbuluar çdo detaj rreth saj.

Së fundmi, në një intervistë për revistën ?Who?, Nevina ka folur për karrierën e saj, roli në një film, pjesëmarrja në konkurse bukurie, si dhe i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj mbi adoptimin e fëmijëve.

?Unë e mbështes adoptimin. Ndoshta për disa është një koncept që nuk do e pranonin kurrë, por mua më duket diçka e bukur dhe jo vetëm në rastet kur për arsye biologjike nuk mund të bësh fëmijë vet. Mendoj se në të ardhmen do ta bëj një zgjedhje të tillë?, është shprehur Nevina gjatë intervistës.

Kjo deklaratë e papritur , i befasoi të gjithë dhe sapo na tregoi se është një njeri me zemër të madhe. Gjeste këto që janë të pakta në shoqërinë shqiptare, por që duhen vlerësuar në maksimun dhe jo paragjykuar sikurse ndodh në realitet./CNA

Lajmet e fundit nga