LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për 11 të arrestuarit e Kukësit/ Basha: Padrejtësia vazhdon

20 Prill 2018, 13:51, Aktualitet CNA
Vendimi për 11 të arrestuarit e Kukësit/ Basha: Padrejtësia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për 11 të arrestuarit në Kukës, ku 7 prej tyre u lanë të lirë me masën detyrim paraqitje dhe 4 të tjerë u lanë në burg.

Me anë të një deklarate për mediet, Basha shprehet se, lirimi i protestuesve është një arritje e rezistencës qytetare ndërsa shton se padrejtësia ende vazhdon, sepse 4 qytetar janë në burg ndërsa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në Parlament.

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga