LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmohet me eksploziv banesa e drejtorit të paraburgimit/ Ambulanca dhe policia drejt vendngjarjes

20 Prill 2018, 20:12, Aktualitet CNA
Sulmohet me eksploziv banesa e drejtorit të paraburgimit/ Ambulanca dhe

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, ku një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e një banese.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së Nazmi Demirxhiut, i cili është drejtor i paraburgimit në Drejtorinë e Burgjeve.

Raportohet se policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga