LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Krimeve të Rënda/ 3 kryebashkiakë dhe 7 gjyqtarë nën hetim për korrupsion

20 Prill 2018, 07:25, Kronika CNA
Raporti i Krimeve të Rënda/ 3 kryebashkiakë dhe 7 gjyqtarë

Goditja e të korruptuarve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon të mbetet në nivele shumë të ulëta. Gazeta Sot ka siguruar raportin e punës për vitin 2017, ku jepen statistika ndaj goditjeve për grupet kriminale dhe zyrtarët e lartë.

Sipas të dhënave, gjatë vitit që lamë pas, ka pasur ndjekje penale për 3 kryebashkiakë dhe zyrtarë dhe për 7 gjyqtarë apo prokurorë, të cilët dyshohen si të përfshirë në korrupsion. ?Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër këtij fenomeni mjaft shqetësues. Për këtë kategori subjektesh mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proaktive?, thuhet në raport.

Por përveç hetimeve ndaj tyre, janë ndërmarrë gjithashtu edhe mbi 2 mijë përgjime ambientale dhe celulare. Sipas raportit të Krimeve të Rënda gjatë vitit 2017, në kuadër të këtyre përgjimeve janë dhënë 879 autorizime përgjimi.

Lajmet e fundit nga