LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjetësoi mandatin e Kryetarit/ Lulzim Basha kopjon udhëheqësin e Partisë Komuniste kineze

20 Prill 2018, 20:50, Aktualitet CNA
Përjetësoi mandatin e Kryetarit/ Lulzim Basha kopjon

 Me atë çka ka gatuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me heqjen nga statuti i partisë të afatit të kryetarit, Lulzim Basha i ngjan udheheqësit të partisë komuniste kineze Ji Xinping.

Krahasimin e ka bërë drejtuesi i shoqatës INFOÇIP, juristi Gerti Shella, i qenë prezent në emisionin “Repolitix”, ku si temë diskutimi ishte “Statuti i PD-së, Kreu mandat të pakufizuar”.

Megjithë respektin që kam për Kinën, si fuqi ekonomike dhe botërore, dua të them se në mbledhjen e sotme Lulzim Basha veproi njësoj si Ji Xinpingu i Partisë Komuniste kinëze, që mban edhe postin e lartë të presidentit të Kinës, që hoqi nga statuti afatin drejtues të udhëheqësit të partisë dhe e përjetësoi atë. Kjo ndodhi në kongresin e fundit të Partisë dhe të njejtë gjë bëri edhe  Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, tha në thelb Shella,/CNA.al

Lajmet e fundit nga