LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njerëzit me më shumë ndikim në botë/ Time publikon listën me 100 persona

20 Prill 2018, 20:30, Lifestyle CNA
Njerëzit me më shumë ndikim në botë/ Time publikon

Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më shumë ndikim në botë, duke përfshirë në numër rekord të 45 grave dhe 45 personave nën moshën 40 vjeçare.

?Lista e 100 personave me më shumë ndikim është gjithmonë reflektim i momentit ndërsa tani duket shumë më ndryshe se në të kaluarën?, ka thënë kryeredaktori i revistës Time, Edward Felsenthal duke treguar se si ka zgjedhur revista personat e listuar. ?Ndikimi nuk njeh kode postale dhe moshë minimale?, ka thënë ai.

Në këtë numër të revistës janë përfshirë edhe kontribuesit duke dhënë sqarime për personat e zgjedhur.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë të jetë inspiruar nga të mbijetuarit e sulmit në Florida, të cilët kanë organizuar marshe për masa më të rrepta për armët.

Në mesin e 45 grave të zgjedhura kanë qenë edhe Tarana Burke, që ka themeluar fushatën kundër ngacmimit seksual, #edheunë si dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Nice Nailantei Leng?ete, e cila ka punuar për dhënien fund të gjymtimit gjenital femëror në Kenia, shkruan rel.

Në këtë listë përfshihen edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, princi Mohammed bin Salman, udhëheqësi i Londrës, Sadiq Khan, presidenti i Kinës, Xi Jinping, lideri verikorean, Kim Jong un dhe shumë të tjerë.

Lajmet e fundit nga