LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e qeverisë në Fier/ Ja vendimet e rëndësishme

20 Prill 2018, 15:17, Aktualitet CNA
Mbledhja e qeverisë në Fier/ Ja vendimet e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme në qytetin e Fierit qeverinë e tij, nga ku ka dalë me një seri vendimesh të rëndësishme siç është ai i zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme dhe shpërndarjes falas për të gjitha spitalet publike të “Herceptinës”, ilaçi për të sëmurët me tomor në gji.

Po ashtu është marrë vendimi për nisjen e reastaurimit të askit Fier-Seman si dhe “Për organizimin dhe funksionimin e Repartit të Inspektim-Shpëtimit në Miniera?, si masë për rritjen e sigurisë.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2018:

V E N D I M

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR PËR SIGURINË DHE EMERGJENCAT NË MINIERA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, ?Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore?, dhe të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.135/2016, ?Për sigurinë dhe shëndetin në punë, emergjencat dhe shpëtimin në veprimtarinë minerare dhe në punimet nëntokësore në veprat hidroenergjetike?, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (në vijim AKSEM) është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për veprimtaritë minerare (në vijim ministri), me seli në Tiranë.

2. AKSEM-i kryen veprimtari në fushën e sigurisë në punë, të emergjencave dhe shpëtimit në veprimtarinë minerare dhe punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

3. AKSEM-i e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.

4. AKSEM-i drejtohet nga titullari i institucionit, i cili është përgjegjës për:

a) përfaqësimin e këtij institucioni në marrëdhënie me të tretët dhe për organizimin, koordinimin e funksionimit dhe për cilësinë e efektivitetin e veprimtarisë së këtij autoriteti;

b) zbatimin dhe administrimin e buxhetit të miratuar të AKSEM-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatitjen e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit;

c) nxjerrjen e urdhrave e të udhëzimeve për veprimtarinë e strukturave të AKSEM-it në fushën e veprimtarisë që ai mbulon;

ç) bashkërendimin e veprimtarisë së AKSEM-it me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën përkatëse;

d) sigurimin e zbatimit e të kontrollit të zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë fushën e veprimtarisë që AKSEM-i mbulon;

dh) raportimin te ministri çdo 6 (gjashtë) muaj për veprimtarinë e institucionit;

e) paraqitjen e raportit vjetor të inspektimit te ministri përgjegjës dhe Inspektorati Qendror.

5. AKSEM-i, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së tij, ushtron këto kompetenca kryesore:

a) Kryen inspektime në veprimtaritë minerare dhe ndërtimin e punimeve nëntokësore të veprave energjetike për verifikimin e zbatimit të kërkesave ligjore për sigurinë në punë e mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë  veprimtarisë së tyre në:

i.  minierat nëntokësore me regjim gazi, të cilat inspektohen jo më pak se 3 (tre) herë në vit;

ii. minierat nëntokësore pa regjim gazi dhe punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike, të cilat inspektohen jo më pak se 2 (dy) herë në vit;

iii. minierat sipërfaqësore, fabrikat e pasurimit dhe impiantet e përpunimit të mineraleve, të cilat inspektohen jo më pak se një herë në vit.

b) Monitoron e mbikëqyr galeritë e minierave të mbyllura dhe jashtë përdorimit.

c) Siguron gatishmërinë e plotë të personelit, pajisjeve dhe mjeteve për të ndërhyrë e përballuar situatën për shpëtimin e njerëzve për çdo situatë emergjente në veprimtaritë minerare dhe punimet nëntokësore të veprave energjetike.

ç) Vlerëson, mbyll dhe monitoron grykat e punimeve minerare në minierat e braktisura.

d) Regjistron çdo subjekt që kryen veprimtari minerare dhe në punimet nëntokësore në veprat hidroenergjetike.

dh) Vlerëson aftësitë teknike dhe profesionale të çdo personi fizik që kërkon të përdorë e të kryejë punë me lëndë plasëse në subjekte apo të punojë si specialist për emergjenca dhe shpëtim.

e) Analizon dhe regjistron rastet e emergjencave dhe të aksidenteve të rënda me rrezik apo humbje jete.

ë) Kryen analizat dhe verifikon rezistencën në tërheqje të litarëve të çelikut, që përdoren në impiantet ngritëse vertikale e të pjerrëta të transportit në subjekte.

f) Verifikon e vlerëson territorin e vendndërtimit të depove për magazinimin e lëndëve plasëse të subjekteve dhe miraton projektin e ndërtimit të këtyre depove.

g) Kryen vlerësimin e projekteve teknike, me qëllim pajisjen e subjekteve me autorizimin e përdorimit civil të lëndëve plasëse.

gj) Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

6. Pranë AKSEM-it funksionojnë këto komisione:

a) Komisioni i shqyrtimit të gjobave, i miratuar sipas rregullave dhe procedurave të miratuara me udhëzim të ministrit;

b) Komisioni teknik për testimin dhe pajisjen me leje për përdorim civil të lëndëve plasëse (dëshmi zjarrmëtari) të personave fizikë, të kërkuar nga subjektet minerare dhe ato të inxhinierisë civile. Ky komision ngrihet dhe funksionon me urdhër të titullarit të AKSEM-it;

c) Komisioni teknik për lëshimin dhe pajisjen me leje (dëshmi shpëtuesi) të punonjësve të kërkuar nga subjektet si specialistë emergjence dhe shpëtimi për skuadrat e emergjencës e të shpëtimit të subjekteve. Ky komision ngrihet dhe funksionon me urdhër të titullarit të AKSEM-it;

ç) Komisioni teknik për vlerësimin dhe miratimin e projekteve teknike të subjekteve që kërkojnë të pajisen me autorizim për përdorimin civil të lëndëve plasëse, për vlerësimin e miratimin e vendndërtimit për magazinim të lëndës plasëse dhe projektin teknik të ndërtimit të tyre. Ky komision ngrihet dhe funksionon me urdhër të titullarit të AKSEM-it;

d) Komisioni teknik për vlerësimin dhe miratimin e planit të emergjencave dhe shpëtimit (PESH). Ky komision ngrihet dhe funksionon me urdhër të titullarit të AKSEM-it.

7. Marrëdhëniet e punës së titullarit të AKSEM-it dhe nëpunësve të tij rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

8. Struktura dhe organika e AKSEM-it miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

9. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të AKSEM-it miratohet nga ministri, pas propozimit të titullarit.

10. AKSEM-i ka logon dhe vulën e tij zyrtare. Stema e AKSEM-it përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet ?Republika e Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera?, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, ?Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj?, të ndryshuar.

11. Vula e AKSEM-it ka formën dhe elementet sipas përcaktimit të vendimit nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, ?Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare?. Vula, prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

12. Për nëpunësit civilë aktualë të Repartit të Inspektim-Shpëtimit në Miniera zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.

13. Vendimi nr.37, datë 28.1.2002, i Këshillit të Ministrave, ?Për organizimin dhe funksionimin e Repartit të Inspektim-Shpëtimit në Miniera?, i ndryshuar, shfuqizohet.

14. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKSEM-i për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

KRIJIMIN E FONDIT NË MBËSHTETJE TË SIPËRMARRJEVE TË REJA ?START-UP?

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 15, të ligjit nr.8957,  datë 17.10.2002, ?Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme?, të ndryshuar, të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.10303, datë 15.7.2010, ?Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)?, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Krijimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja ?Start-up?, për një periudhë zbatimi prej 3 (tre) vjetësh, me vlerë të përgjithshme 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë. Vlera e fondit për secilin vit do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

2. Sipërmarrje e re ose ?Start-up? do të konsiderohet një ndërmarrje e sapokrijuar dhe në kërkim të tregjeve.

3. Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja ?Start-up?, i krijuar në zbatim të këtij vendimi, do të financohet nga buxheti i shtetit dhe mund të ketë si burime financimi edhe fonde nga donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Përfitimi nga fonde të akorduara nga donatorët apo institucionet financiare ndërkombëtare për këto sipërmarrje nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga ky fond.

4. Fondi ka për qëllim mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre vetëm në:

a) sektorët prodhues e të shërbimit;

b) sektorin e industrisë së lehtë;

c) sektorin e turizmit;

ç) fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;

d) procesin e agropërpunimit;

dh) fushën e disenjimit, të modelimit dhe artizanatit.

5. Përfitojnë nga Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja ?Start-up? sipërmarrjet e reja, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë në sektorët e sipërpërmendur dhe janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për një periudhë 0 – 2 vjet.

6. Fondi mbulon 70% të kostove të pranuara e të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

7. Në kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshihen kostot për:

a) investime në pajisje dhe teknologji për nxitjen e prodhimit/shërbimit;

b) marketing të produktit dhe promovim (me përjashtim të reklamave elektronike e televizive);

c) kualifikim dhe trajnim për rritjen e aftësive sipërmarrëse, të dëshmuar me certifikatat përkatëse;

ç) krijim faqeje interneti dhe publikim materialesh promovuese;

d) pjesëmarrje në panaire ose ekspozita, brenda apo jashtë shtetit, si vizitor ose ekspozues.

8. Sipërmarrjet e reja, për të përfituar nga fondi i përmendur në pikën 1, duhet të plotësojnë këto kushte:

a) Të jenë ndërmarrje të klasifikuara si mikro ose të vogla, sipas nenit 4, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, ?Për ndërmarrjet e vogla e të mesme?, të ndryshuar;

b) Të kenë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit;

c) Të kenë një plan biznesi ose një projekt dhe të jenë të afta për zbatimin e duhur e në kohë të aktiviteteve të propozuara;

ç) Të krijojnë, minimalisht, një vend të ri pune, brenda 12 muajve, nga momenti i përfitimit të fondit.

9. Pagesa e fondit bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund të përfundimit të projektit, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera.

10. Procedurat e aplikimit dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve përcaktohen në rregulloren e funksionimit të Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ?Start-up?, e cila miratohet me urdhër të ministrit  të Financave dhe Ekonomisë.

11. Ngarkohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për menaxhimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ?Start-up?.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përfshihen në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila krijon një zë të veçantë për këtë qëllim, për llogari të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

13. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

KRIJIMIN E FONDIT TË INOVACIONIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, ?Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme?, të ndryshuar, të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.10303, datë 15.7.2010, ?Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)?, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Krijimin e Fondit të Inovacionit, me vlerë të përgjithshme prej 45 000 000 (dyzet  e pesë milionë) lekësh, për një kohëzgjatje zbatimi prej 3 (tre) vjetësh, për periudhën 2018-2020. Vlera e fondit për secilin vit do të jetë 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë.

2. Fondi i Inovacionit synon fuqizimin e ndërmarrjeve vendase, për përmirësimin e teknologjisë dhe nxitjen e inovacionit.

3. Fondi i Inovacionit, përveç fondeve nga buxheti i shtetit, sipas parashikimit të pikës 1, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Përfitimi nga fondet e akorduara nga donatorët apo institucionet financiare ndërkombëtare për këto ndërmarrje nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga ky fond.

4.  Fondi mbulon 50% të kostove të pranueshme dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, dhe financim deri në 400 000 (katërqind mijë) lekë.

Për ndërmarrjet që do të aplikojnë për ?blerje pajisjesh teknologjike? financimi do të jetë jo më shumë se 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

5. Në kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshihen kostot për:

a) auditim të kapacitetit inovativ dhe teknologjik, që synon t?u mundësojë ndërmarrjeve aplikante vlerësimin për nivelin ekzistues të teknologjisë dhe mundësitë për rinovimin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi;

b) ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t?u mundësojë ndërmarrjeve aplikante të identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin;

c) pjesëmarrje në panaire inovacioni, teknologjie dhe promovimi, në lidhje me inovacione të ndërmarrjes;

ç)  blerje pajisjesh teknologjike, që ndikojnë në rritjen e kapaciteteve inovative dhe teknologjike të ndërmarrjes.

d) licenca ose patenta (software ose hardware).

6. Nga Fondi i Inovacionit përfitojnë ndërmarrjet që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Janë biznese të klasifikuara si mikro, të vogla apo të mesme, sipas nenit 4, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, ?Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme?, të ndryshuar.

b) Kanë selinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

c) Prodhojnë në Shqipëri produkte dhe/apo ofrojnë shërbime inovative, të cilat tregtohen brenda dhe/apo jashtë vendit.

7. Pagesa e fondit bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në përfundim të tij, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera.

8.  Procedurat e aplikimit dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve përcaktohen në rregulloren e funksionimit të Fondit të Inovacionit, e cila miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë.

9. Ngarkohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për menaxhimin e Fondit të Inovacionit.

10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përfshihen në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, e cila krijon një zë të veçantë për këtë qëllim, për llogari të AIDA-s.

11. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE, TË PJESSHME, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË NJËSISË ADMINISTRATIVE MBROSTAR URA, BASHKIA FIER, TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të  ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, ?Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e listës përfundimtare, të pjesshme, të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të njësisë administrative Mbrostar Ura, Bashkia Fier, që transferohen në pronësi ose në përdorim të saj, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista e inventarit të njësisë administrative Mbrostar Ura, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përbëhet nga 14 (katërmbëdhjetë) fletë dhe përfundon me numrin rendor 60 (gjashtëdhjetë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryetari i Bashkisë Fier dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ?PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, ?PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË?, TË NDRYSHUAR?

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

Neni 1

Në fund të pikës 3, të nenit 8, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

?Lista e makinerive dhe pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë lekë, për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli, me fuqi të instaluar prodhimi mbi 0.5 Mw, është sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Autoriteti doganor bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për energjinë për të evidentuar subjektet e autorizuara/licencuara për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli, me fuqi të instaluar prodhimi mbi 0.5 Mw, për të cilat aplikohet lista e makinerive dhe pajisjeve sipas aneksit 3.?.

 

Neni 2

Pas nenit 10 shtohet neni 10/1, me këtë përmbajtje:

?Neni 10/1

Afati i paraqitjes së deklaratës dhe regjistrave përmbledhës për kategorinë e personave të tatueshëm me qarkullim vjetor dy deri në pesë milionë lekë

Në zbatim të nenit 107, të ligjit, personat e tatueshëm, që realizojnë një qarkullim vjetor mbi kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, të përcaktuar në pikën 1, të nenit 11, të këtij vendimi, por jo më shumë se 5 milionë lekë, dorëzojnë deklaratën e TVSH-së mbi baza mujore, brenda datës 14 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Gjithashtu, në zbatim të nenit 109, të ligjit, kjo kategori personash të tatueshëm e shoqëron deklaratën e TVSH-së me regjistrat përmbledhës, përkatësisht librin e blerjes dhe librin e shitjes, mbi baza mujore, brenda datës 10 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për personat e tatueshëm, për të cilët kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është zero, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.?.

 

Neni 3

Pikat 2 dhe 3, të nenit 11, ndryshohen, si më poshtë vijon:

?2. Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit.

3. Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.

Prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit të fermerëve, por që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike në kuadrin e një sipërmarrjeje bujqësore të organizuar si shoqëri e bashkëpunimit bujqësor (SHBB), janë të përjashtuar nga aplikimi i kufirit si më sipër, për regjimin e veçantë të skemës së kompensimit, me kushtin që kjo SHBB të kryejë vetëm veprimtari të shitjes së produkteve bujqësore të anëtarëve të saj te tatimpagues që nuk janë pjesë e skemës së kompensimit. Në këtë rast, blerësi, person i tatueshëm, lëshon faturë tatimore vetëm për shitësin, shoqëri e bashkëpunimit bujqësor, ndërsa kjo e fundit nuk lëshon faturë tatimore, sipas parimeve të kësaj skeme për fermerët anëtarë të SHBB-së. Nëse shoqëria e bashkëpunimit bujqësor, krahas shitjeve në kuadrin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të fermerëve, kryen edhe veprimtari të tjera, regjistrohet në skemën normale të aplikimit të TVSH-së.?.

 

Neni 4

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.60, DATË 31.1.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ?PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2018 NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE?

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të  ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, ?Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.109/2017, ?Për buxhetin e vitit 2018?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

I. Në vendimin nr.60, datë 31.1.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet ?… 1 789 punonjës.?.

2. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit, që përmendet në pikën 1 të tij, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Shtohen ndarjet ?Gr.1 Presidenca? dhe ?Gr.63 Këshilli i Lartë i Drejtësisë?, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b) Në ndarjet ?Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë?, ?Gr.16, Ministria e Brendshme?, ?Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit?, ?Gr.29, Zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor? dhe ?Gr.78, institucione të tjera qeveritare?, shtohet nënndarja përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

c) Kohëzgjatja ditore për disa nga punonjësit e kontraktuar në sistemin e doganave bëhet 6 orë/ditë, sipas përcaktimit të titullarit të institucionit.

3. Në pikën 2, pas fjalëve  ?… specialistët e Agjencisë së Prokurimit Publik …? shtohen ?… inspektor në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave? dhe ?… specialist në Sekretariatin Teknik të Komisionit të Dhënies së Dëshmisë së Statusit të Naftëtarit?.

II. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2018, të njësive të qeverisjes qendrore.

III. Ngarkohen ministritë dhe institucionet e përmendura në këtë vendim të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

PËRCAKTIMIN E KRITERIT TË NOTËS MESATARE PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË OSE TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NË VITET E NDËRMJETME TË KËTYRE PROGRAMEVE, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 74, të  ligjit nr.80/2015, ?Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë?, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t?u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.

2. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota  mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë). Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve  për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë.

b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

3. Për kandidatët që aplikojnë për t?u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018-2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë). Programet e studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi. Nota mesatare për pranimin në programet e mësuesisë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve të përcaktuar në shkronjat ?a? e ?b?, të pikës 2, të këtij vendimi.

4. Kandidatët që aplikojnë për t?u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi.

5. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e  këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

6. Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi. Në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës dërgon të dhënat te njësia arsimore përkatëse.

7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucionet e arsimit të mesëm të lartë, njësitë arsimore vendore dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË TE MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT, TË OBJEKTIT ?GODINA E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË?

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, ?Për pronat e paluajtshme të shtetit?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të pronës nr.6/164, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8380, me sipërfaqe totale të pasurisë prej 912 m2, sipas të dhënave të kartelës së pasurisë dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t?ua japë në përdorim të tretëve.

3. Kryeregjistruesi i Paluajtshme të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të bëjë korrigjimet përkatëse në përshkrimin e veçantë të kartelës së pasurisë së paluajtshme me nr.6/164, që administrohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku emërtimi ?Ministria e Bujqësisë? të ndryshohet në ?Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë?, si dhe në përshkrimin e veçantë të kartelës së pasurisë së paluajtshme me nr.6/167, që administrohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku emërtimi ?Ministria e Energjetikës? ndryshohet në ?Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural?.

4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2018

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.109/2017, ?Për buxhetin e vitit 2018?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146.

3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997.

4. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 681.

5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018, reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726.

6. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970.

7. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971.

8. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035.

9. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 003.

10. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262.

11. Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25.

12. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.

13. Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018, reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34.

14. Numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155.

15. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46.

16. Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21.

17. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55.

18. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

19. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ?SISTEMIMI I BLLOKUT TË BANIMIT NË LAGJEN ?KADRI QYSTRI?, LUSHNJË?

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, ?Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik?, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, ?Për buxhetin e vitit 2018?, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit ?Sistemimi i bllokut të banimit në lagjen ?Kadri Qystri?, Lushnjë?.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.

3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë ?truall?, me vlerë  1 281 588 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasurinë ?truall?, prej 1 281 588                                              (një milion e dyqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në ?Fletoren zyrtare?.

7. Pronari i përmendur në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Lushnjë.

8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të shtetit.

9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasurinë e shpronësuar.

10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë dhe Bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

V E N D I M

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, NË FORMËN E TRANSFERTËS PËR AUTORITETIN E MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të  ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, si dhe të nenit 13, të ligjit nr.109/2017, ?Për buxhetin e vitit 2018?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t?i shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, në zërin ?Shpenzime korrente?, në programin ?Planifikim, menaxhim, administrim?.

2. Ky fond do t?i akordohet në formën e transfertës Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe do të përdoret për vijimin e financimit të organizimit të fushatës për informimin e publikut për kalimin e transmetimeve analoge në transmetime digjitale.

3. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.

4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

Lajmet e fundit nga