LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat e 17 gjyqtarëve në garë për Strasburgun/ Kryeministria zbardh kushtet që duhet të plotësojnë

20 Prill 2018, 12:48, Aktualitet CNA
Emrat e 17 gjyqtarëve në garë për Strasburgun/ Kryeministria

Është publikuar sot lista e 17 gjyqtarëve që janë në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Përmes një njoftimi në faqen e Kryeministrisë, bëhen të ditura zyrtarisht emrat e atyre që kanë aplikuar, për të cilët thekson se me parë duhet te kalojnë ne procesin e Vettingut.

Njoftimi i Kryeministrisë:

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:
Altina Xhoxhaj
Arben Braçe
Asllan Karaj
Darian Pavli
Darjel Sina
Elira Kokona
Genci Bilali
Jonela Kita
Marjana Semini
Oriona Muçollari
Përparim Kalo
Rezarta Tahiraj
Sinan Tafaj
Sokol Berberi
Sokol Hasani
Sonila Bejtja
Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,
Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t?i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t?i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t?u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Lajmet e fundit nga