LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Digjet” nga Vettingu/ Ish-ministri i Ramës mbron prokuroren: Drejtësia na la shëndenë

20 Prill 2018, 10:55, Politikë CNA
“Digjet” nga Vettingu/ Ish-ministri i Ramës mbron prokuroren:

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka reaguar pas shkarkimit të prokurores së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka reaguar pas ditën e sotme KPK shkarkoi nga detyra Nikëhasani me pretendimin se ajo kishte fshehur pasurinë, duke mos kaluar kështu vettingun.

Manjani theksoi se Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar. Mes të tjerash ai shtoi se Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit.

REAGIMI I MANJANIT
Dështim!
????
Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.

Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!
Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!
Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!
Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.
Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.
Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!
Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!
Ndaj them se është dështim!
Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.
Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!
Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!

Lajmet e fundit nga