LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kërkon të mbyllë debatet/ Kritikët e akuzojnë

20 Prill 2018, 17:37, Aktualitet CNA
Basha kërkon të mbyllë debatet/ Kritikët e akuzojnë

Ndërkohë që vijon mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, debatet janë të ashpra, e për këtë Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e tij.

Burime të CNA.al, nga selia blu, thanë se Lulzim Basha po tenton që tu mbyllë gojën kundërshtarëve. Skenarët e Bashës janë që të mos flasë askush të hiqet e drejta e fjalës, dhe sipas propozimit të tij është bërë që të diskutohet nen për nen dhe kush ka propozime për ndryshime të hidhet në votim.

Ka qenë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fabian Topollaj, i cili është është shprehur: “Po tentoni të na mbyllni gojë, nëse doni të mos na lejoni që të flasim hidheni në votim”, dhe kjo ka ndodhur. Është hedhur në votim dhe është vendosur që të mos diskutohet në parim, por të pranohet skenari i Lulzim Bashës i cili ka propozuar që të diskutohet nen për nen, dhe kush ka propozime për ndryshime në nen, të flasë dhe të hidhet në votim. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga