LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenton të kalojë drogë në kufi/ Kapet “mat” 29-vjeçari

19 Prill 2018, 12:20, Kronika CNA
Tenton të kalojë drogë në kufi/ Kapet “mat”

Një 29-vjeçar është arrestuar nga nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Dritan Tuda, 29 vjeç, banues në fshatin Vrap-Tiranë.

Ndalimi është bërë pasi  ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, në kufi të gjelbër mbi fshatin Starje-Ersekë, duke transportuar drejt Greqisë një sasi prej 4,7 kg bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë parashikuar nga nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga