LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dështoi mosbindja civile?/ Flet Nard Ndoka

19 Prill 2018, 15:36, Aktualitet CNA
Pse dështoi mosbindja civile?/ Flet Nard Ndoka

Aleati i Lulzim Bashës, kryetari i Partisë Demokristiane, i dalë nga listat personale të kreut të PD-ës, i ftuar në studion e emisionit “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, pranoi se mosbindja civile ka dështuar.

I pyetur nga gazetari nëse rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, bëri që të dështojë mosbindja civile, Nard Ndoka tha se, “nuk është tamam një dështim, por është një sensibilizim për të ndihmuar në hapat e mëtejshëm të integrimit”.

Mosbindja civile e Lulzim Bashës, njohu vetëm dy lëvizje, bllokimin e rrugëve dhe bashkimin me protestën e biznesit të vogël, dhe më tej u shua si një flluskë sapuni. /CNA.al

Lajmet e fundit nga