LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhet e koduara të ish-ministrit/ Reagon Saimir Tahiri

19 Prill 2018, 11:38, Politikë CNA
Mesazhet e koduara të ish-ministrit/ Reagon Saimir Tahiri

Pas disa muajsh, sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thyer heshtjen. Pas prononcimit të shkurtër të tij për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Tahiri ka reaguar edhe nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

Duke ju referuar lajmeve në media se deklarata e tij ishte një mesazh i koduar në drejtim të kryeministrit Rama, Tahiri shkruan se ?me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.?

Ndërsa në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Berisha, Tahiri thotë se ?Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.?

Ish-ministri Tahiri gjithashtu deklaron se heshtja e tij e deritanishme nuk do të thotë dorëzim, por respekt për drejtësinë.

Postimi i plotë:

Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga