LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbroni privatësinë tuaj në Facebook duke fshirë këto të dhëna

19 Prill 2018, 21:00, Lifestyle CNA
Mbroni privatësinë tuaj në Facebook duke fshirë këto

Siç e dimë tashmë Facebook është një ndër kompanitë më të mëdha në botë e cila kohët e fundit është përfshirë në skandale të mëdha. Të gjithë në duhet të këmi kujdes përsa i përket përdorimit të tij sepse ka disa informacione që nuk duhet ti ndajmë me të tjerët.

Skandali i   ?Cambrige Analytica? ka humbur disa besimin në shumë përdorues të këtij rrjeti social.

Ju duhet të bëni kujdes përsa i përket disa të dhënave tuaja dhe ti fshini ato:

Ditëlindja

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

 Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t?ju ndodhë? Epo, mund t?ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t?ju pengojnë. S

Shumicën e ?miqve?

Psikologu i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t?i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile. Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t?i forconi lidhjet me miqtë aktualë.

 Fotografitë e fëmijëve

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: ?Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve??

Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t?i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

 Mos e shpërndani me të tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj

Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.

Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t?iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.

Mos tregoni kur jeni duke shkuar në pushime apo ku

Sipas sajteve të ndryshme, vjedhjet më të mëdha ndodhin kur njerëzit janë në pushime ? prandaj nuk rekomandohet që t?i leni në dijeni hajnat se kur ju nuk jeni aty.

 Detajet e kartes së kreditit

Kurrë! Asnjëherë kjo nuk është ide e mirë!

Lajmet e fundit nga