Connect with Us

Kreu i Krimeve të Rënda në “sitën” e Vetingut/ Zbardhet pasuria e Sandër Simonit

Aktualitet

Kreu i Krimeve të Rënda në “sitën” e Vetingut/ Zbardhet pasuria e Sandër Simonit

Publikuar

-

Të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë i janë nënshtruar një kontrolli rigoroz  në tre aspekte.

Në kuadër të procesit të Vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve u janë verifikuar kontrolli i llogarive bankare, të ardhurat e çdo familjari dhe deri tek pasuritë e paluajtshme.

Në lëvizje është vënë edhe  Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila ka ushtruar kontrolle brenda dhe jashtë vendit për çdo transfertë bankare të kryer prej tyre.

Gjithashtu gjyqtarët dhe prokurët, po “siten” edhe sa i përket pastërtisë së figurës, nëse kanë patur lidhje me persona të inkrimuar.

Tashmë Vettingu ka startuar dhe deri më tani ka prerë “kokat” e dy gjyqtarëve, atij të Kushtetueses Fatos Lulos dhe Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva.

 CNA.al, ka publikuar pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në vijim sjell deklarimin e pasurisë së kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve Rënda, Sandër Simoni.

Në vitin 2014 Sandër Simoni është riemëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në krye të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Referuar të dhënave të Open Spending Albania, në vitin 2014, gjyqtari Sandër Simoni ka deklaruar të ardhura nga shtatë burime përfshirë edhe të ardhurat bashkëshortes. Në total pasuria e tij arrin përreth 30 milion lekë.

Ndërsa në vitin 2016, ka deklaruar 8 burime të ardhurash, duke llogaritur këtu edhe përfitimet  e bashkëshortes, por vërehet se ndryshe nga viti 2014, ka një rënie të vlerës së pasurisë që në total shkon rreth 23 milion lekë.

Vitin 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 699 425 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 700 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në “Albania University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 151 200 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Marlin Barleti”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 47 630 lekë

LEXO EDHE:  Kryeprokurorja e varfër/ Zbardhet pasuria e Arta Markut

Bashkëshortja, të ardhura nga Departamenti i Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si drejtuese projekti, 13 663 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti si notere publike, Dhoma e Noterisë Tiranë, 629 494 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e një automjeti “Mercedez Benz”, 500 000 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 597 100 lekë.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro, shlyer tërësisht në dhjetor 2014.

Viti 2016

Paga si kryetar gjykate, orët shtesë, paga e 13-të, në shumën 1.755.193 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, eskpert pranë shkollës së magjistraturës, pranë Fakukultetit “Gjelogji-Miniera” në shumën 160.150 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog  i jashtëm në Albania University në shumën 70 592 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert-trjanues i projektit të anti-trafikimit të financuar nga Caritas në vlerën 310.660 lekë.\

Të  ardhura nga honoraret si anëtar i komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë në shumën 34.000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare ligjore pranë organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë,  në shumën 14.595 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, zyrë noterie e bashkëshortes, në vlerën 40 493 lekë.

Të ardhura nga kontrata e shërbimit, Akademia Ndërkombëtare eparimeve të Nurembergut në shumën 500 euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.526.84 lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.233.792 lekë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Publikuar

-

Nga

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Një ullishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Ksamil.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në ullishten në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit.



Nga informacionet paraprake, nuk bëhet me dije për shkaqet e zjarrit, ndonëse dyshohet të jetë I qëllimshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

191 pasagjerë në bord/ Rrëzohet aeroplani i kompanisë India Expres

Publikuar

-

Nga

191 pasagjerë në bord/ Rrëzohet aeroplani i kompanisë India Expres

Një aeroplan i kompanisë, India Express, me 191 persona në bord, është rrëzuar në një aeroport në shtetin jugor, Kerala, kanë thënë zyrtarët.

Aeroplani, që ishte në rrugë nga Dubai, është rrëzuar jashtë pistës dhe është ndarë në dysh në aeroportin Calicut, ka thënë Autoriteti i Aviacionit në Indi, transmeton REL.

Operacionet e shpëtimit janë në rrugë e sipër, derisa atje kanë arritur shërbimet e emergjencës.

Sipas BBC-së, të paktën dy persona, përfshirë pilotin, kanë vdekur si pasojë e aksidentit.

Një zëdhënës i linjës ajrore indiane ka thënë se shumë persona janë plagosur.



Në aeroplan është thënë të kenë qenë 184 pasagjerë, duke përfshirë 10 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të bordit.

LEXO EDHE:  Gjyqtari milioner ngec në “rrjetë”/ KPA e shkarkon nga detyra

LEXO EDHE:  U ble apo u shpërblye nga politika?/ Gjyqtarja e Krimeve të Rënda në sitën e Vettingut

Ky incident ka ndodhur në kohën e reshjeve të mëdha të shiut në këtë rajon.

Kohën e fundit është raportuar për vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, ndërkohë që sezona e shirave të rrëmbyeshëm në këtë vend po arrin pikun.

Në maj të vitit 2010, 158 persona kanë vdekur kur një aeroplan i kompanisë, Air India Express, ka tejkaluar pistën e aeroportit Mangalore dhe është rrëzuar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

16 ditë e sëmurë me Covid-19/ Ish-deputetja e LSI tregon përvojën me dhimbjen

Publikuar

-

Nga

16 ditë e sëmurë me Covid-19/ Ish-deputetja e LSI tregon përvojën me dhimbjen

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka bërë të ditur se pas 16 ditësh ka arritur ta mposhtë Covid-19, ndërsa ka zbuluar edhe situatën e vështirë përmes të cilës ka kaluar deri në këto momente.

Malaj shkruan se kanë qenë për të ditë mjaft të vështira, ndërsa tregon me detaje dhimbjet dhe vështirësitë e rënda me të cilat i është dashur të përballet.

Reagimi

Kur sfidohet Pandemia!  Te dashur miq dhe mikesha , dua te ndaj me ju sot eksperiencën time ne  luftë me Civid -19!  Sot është e 16 ditë dhe me duket e pamundur qe më ne fund munda ta mund ketë te keqe, dhe ti kthehem te jetës. Gjithcka filloi mbremjen e para 16 diteve. Teksa po qëndroja ne shtepi, kisha nja dy dite qē kisha nje si kolle te lehte, po si te thatë. Mendoja se ma kishte bere kondicioneri ne shtepi dhe ne makinë, kur levizja.

Dhe ate natë thashe se ishte thjeshte ftohje. Vura termomentrin dhe shoh temp 37.3. Nje gjendje supfebrile që tregonte se trupi nuk ishte mire, kishte nje lloj infeksioni, po asesi se me shkonte mendja që mund të isha Covid. Kete periudhe kisha qene edhe une dhe pjesëtarët e familjes  shumë te kujdesshëm. Ditën e dytë , gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngriheh me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë.

Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh, te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta, te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë. Tashmë situata ishte renduar dhe patjeter duhej te beheshin analizat dhe scaneri, per te pare situatën.

Pas konsultes me dr. Piperon( që dua ta falenderoj nga zemra , se pa te dhe konsultat e tij do ishte shume e veshtire per t’ia dalë) , bera analizat te dr. Kosta Dhima (nje mjek profesioniste nga me te miret dhe me nje laborator klinike shume profesional ) dhe pasi bera dhe scanerin te spitali Contineta, arritem ne konkluzionin që tashmë po kaloja Covidin , i cili kishte ardhur pa zhurmë dhe na kishte bujtur ne shtepi, si nje mysafir i paftuar dhe qe shkakton vetem dhimbje. Tashmë situata sapo vinte e rendohej dhe perveç kesaj , gjendja po me rëndohej edhe nga diabeti qē ishte çorientuar totalisht , e vetëm rritej, pasi as insulinat nuk po e komandonin.



Tashmë filloj mjekimi intensim me tre lloj antibiotikësh dhe me kortizonike dhe vitamina e analgjezikë per te ulur temperaturën. Gjendja u rendua ne naten e pestë dhe te gjashtë. Tashmë shija kishte humbur, nuhatja nuk ekzistonte dhe nja dy netë gjendesha si ne kllapi. Trupin e kisha te dërrmuar, sikur me kishte kaluar nje buldozer mbi të dhe nuk kisha dëshirë per te ngrene asgjë.

Nuk shijoja asnje gje dhe tere diten  e sidomos naten, ne grykë ndjeja nje shije si metal apo hekur qe nuk me hiqej nga goja. Me vinte te perzier dhe gjendja u rendua me shumë kur diabeti shkoi nga 490 e me pas, pas insulinave , shkoi ne 45 , qe me shkaktoi nje gjendje lipotimie. Kjo pamje dhe kjo vuajtje do me shoqeëronte deri diten e tetë. Asgje nuk fusja dot ne goje , pervec ilaceve dhe pak lenge portokalli te shtydhur dhe dhalle e pak supë qe na i sillni fëmijte e na i linin te dera , pasi as fuqi nuk ksha te ngrihesha nga shtrati. Koken , trupin , gjymtyrët dhe sytë, deri dhe rrenjet e flokeve me dhimbnin .

LEXO EDHE:  Tre dekada për të mbaruar Universitetin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit që qëlloi mbi Policinë

LEXO EDHE:  Nga dhuratat tek milionat e gruas/ Zbulohet gjyqtari që nuk di të shkruajë

Nga dhimbja me dilnin lot nga sytë. E gjithe goja me ishte bere me stomatite . Nje situatë realisht dramatike . Miqte dhe mikeshat e mia u shqetesuan shume. Per te me konsultuar me morën edhe mjeket me te mire italianë, primrio i Milanos , i cili me keshilloj dhe me dha medikamente suplemetare per ta kakuar me lehte  gjendjen. Kthesa filloi ne diten e 11 duke ulur temperaturen , e cila shkoi nga 39.3 ne 37.5 dhe trupi filloi dalengadale te qetesohej dhe dalengadale filloi te vinte nuhatja. Ne diten e 13 filloi shija dhe temperatura ra fare. Tashme po fillonte te permiresohej edhe goja , e cila ishte bere cope nga stomatitet dhe per here te pare pas 13 ditesh fillova te ha pak buke me djathe te bardhe , qe m’u duk gjeja me e mire ne bote.

Nora Malaj

Sot është dita e 16 dhe tashmë jam ne nje gjendje shume te mire. Shija dhe nuhatja kane ardhur, trupi është pak debol por është e pranueshem , pas gjithe asaj qe kaloj. E keqja ka ikur, thjeshte duhet pak kujdes per situaten pas gjendjes . Natyrisht ndihma me e madhe ishte e miqve dhe shokeve e familjareve ( Femijeve) , qe dua t’i falenderoj dhe ju jam shume mirenjohese .

Asgje nuk kalohet vetem. Nese nuk do me superonte im shoq dhe femijet ( ata nga jashtë , jo te karantinuar por qe na ndihmonin me medikamentë e ushqime) do ishte e pamundur ta kalonim ne kushte ambulatore ne shtepi. Nje falenderim e mirenjohje dy miqve te mi mjeke doktor Pellumb Pipero dhe dr. Kosta Dhima qe me asistuan ne te gjitha fae kapercit te pantemisë. Nje falenderim mikeshave te mia Teas, Kseanelës, Aidës, Kozetës, Marietës. Hasanit, Ilirit, Xhuzepes, Tanit , Nikolinit, Profit dhe te gjithe mjekeve italian , që me  asistuan dhe s’u lodhen në asnje moment për të qene pranë situatave që po kalonim , duke na ndihmuar dhe asistuar ne cdo moment!

Falenderite mirenjohje te gjitheve , se pa ju dhe prezencën tuaj , do të ishte shume e veshtirë që t’ia dilnim!  Mirenjihje pa fund per ju te gjithe!  Në fund  Herakliti do të thoshte : “sëmundja bën të gëzuar shëndetin”. Të dashur miq , ua rrëfeva kete gje qe kalova për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë dhe duhet vlerësuar e fituar edhe kur vihesh perballe sfidave të vështira. Kalofshi nje fundjavë te bukur. Paçi shëndet dhe mirësi në shtëpitë tuaja!

 

LEXO TE PLOTE