LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy linjat që po ndjek Edi Rama pas 17 prillit

19 Prill 2018, 20:21, Aktualitet CNA
Dy linjat që po ndjek Edi Rama pas 17 prillit

Ka qenë analisti Andi Bushati, i cili i qenë prezentë në emisionin ?Të Paekspozuarit?, ka komentuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe reagimin e kryeministrit Rama për këtë ngjarje.

Sipas Bshatit: Rama po mundohet të privatizojë këtë ngjarje si një sukses të qeverisë së tij dhe të shpallë armike opozitën e cila sipas tij, e ka penguar Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

?Ka dy linja që Edi Rama po ndjek nga 17 Prilli. Po mundohet të marrë një dokument për ta kthyer në mjet të luftës politike. Nëse kjo do t?i vinte Sali Berishën në dorë, do kishim tortë dhe fishekzjarre. Rama është më perfid në mënyrën si prodhon propagandë. E para është një gjuhë e dyfishtë, për të goditur opozitën. Ai po thotë, opozita tentoi të na bllokojë në përparimin drejt BE-së por ne ja dolëm dhe e dyta është se ja dolëm sepse kemi qeverisur mirë.
Shikoni spotin televiziv që ai prodhoi. Përveçse ka futur të gjithë miqtë e tij artistë, bëhet edhe asocimi se Shqipëria ka marrë rekomandimin se ëstë bërë Rilindja Urbane, apo se rilindasit fallco janë pasardhës të Skënderbeut. Po të shohësh lejtmotivet e fushatës së Ramës, i gjen tek spoti i sotëm. Edi Rama po mundohet ta privatizojë, jam unë dhe shihni cfarë kam bërë për vendin. Pra këto janë shinat, kemi një opozitë që na pengon dhe jemi ne që po e shndërrijmë Shqipërinë.
Kjo duhet sepse Rama ka një qeverisje ku janë zbuluar banditë, nuk ka asnjë investim, vetëm koncesione dhe trarë që njerëzit janë ngritur ti djegin. Rama po e shet këtë shumë më të madhe se sa është, sepse i duhet për propagandën e vet?, ka komentuar Bushati./CNA.al

19:41 Aktualitet

Basha si Frankeshtain

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit ...

Lajmet e fundit nga