LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata "bombë" e aleatit: Basha synonte "eliminimin" e Berishës dhe ekipit të tij

19 Prill 2018, 15:56, Aktualitet CNA
Deklarata "bombë" e aleatit: Basha synonte "eliminimin"

Kryetari i Partisë Demokristiane (PDK), sot aleat dhe deputet i Lulzim Bashës, ka bërë pasditen e sotme një deklaratë “bombë” në lidhje me arsyen që fshihej pas “Listës Basha” të kandidatëve për deputet të PD.

Nard Ndoka u shpreh se kjo listë synonte “eliminimin” e ekipit të ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vetë këtij të fundit, dhe sipas tij, kjo u pa në kandidimin e tij si i 7-ti në listën e Tiranës. Ndoka tha se kjo ishte normale, pasi Berisha dhe ekipi i tij duhej të merrte kostot për humbjen e PD-së.

“Ata që sot kritikojnë zotin Basha u larguan sepse ishin pjesë e ekipit të ngushtë të zotit Berisha. Edhe vetë Berisha ishte i 7-ti në listë, pra lideri historik i kësaj partie ishte i 7-ti në listë, e rrjedhimisht bashkëpunëtorët e tij nuk do të ishin. Ishte një largim në grup i ekipit të zotit Berisha”, – deklaroi Ndoka, i cili është pjesë e Kuvendit pasi kandidoi nën siglën e PD-së.

Duke marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike, ai tha se “kritikët flasin kundër Bashës, për shkak se nuk u përfshinë në lista”, ndërsa shtoi se ata janë xhelozë për shkak se në listën e PD-së isha dhe ai. /CNA.al

Lajmet e fundit nga