Aktualitet
Çelja e negociatave/ Lubonja: Do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje telefonike në rubrikën “Opinion” në News24, teksa ka komentuar dhënien e rekomandimit nga KE, për hapjen e negociatave të Shqipërisë është shprehur se vendi ynë është shumë larg standarteve europiane, ndërsa ka theksuar se vendi ynë do të hyjë në BE si popull i dorës së fundit.
“Nuk them që Shqipëria është larg negociatave, por them se sido që të jetë ne realitetin nuk duhet ta gjykojmë nëse u hapën negociatat, por duhet ta shohim më atë që shikojmë dhe jetojmë këtu.
E vetmja e mirë që ka ky rekomandim është se bën propagandë qeveria. Shqipëria është shumë larg standarteve europiane dhe ne do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit”,- u shpreh Lubonja.
Më tej Lubonja e ka vënë theksin tek reforma në Drejtësi të cilën e ka quajtur të dështuar dhe të kapur.
Sipas tij në Shqipëri nuk ka pasur kurrë luftë ndaj korrupsionit, pasi refoma nuk ka luftuar kurrë kundër saj. /CNA.al