LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët, raca më e pastër në Europë, sipas Gjenetikës

18 Prill 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Shqiptarët, raca më e pastër në Europë, sipas

Nga Prof. Myftar Barbullushi

– Kush janë raca më e pastër në Europë? Shqiptarët, insiston pa hezituar aspak legjenda. Ata janë pasardhës të racës arjane, ku dhe vete emri u derivon nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, pra njerëz të artë – shkon me tej legjenda, nëpërmjet gojes se Edvin Pears.

Fjala “kelt” rrjedh nga fjala shqipe i “celtë”, i “celur”, i vë ajo kapakun lavdise shqiptare e cila pasi derdhet e përhapet vrullshëm nëpër kafene, stadiume, dasma, blogje e facebook, ngrin e merr formën e një togfjaleshi: O sa mire me ken shqiptar !
Në nota mç të buta, por me të njejtën eufori, në kor me shqiptarët janë edhe irlandezët, skocezet dhe uellsianët, të bindur në origjinë e tyre kelte, dhe me pretendimin se jo vetem nuk kanë të bëjnë fare me popujt e tjere evropianë, por qe dhe nuk kanë qenë asnjehere të kontaminuar nga asnje lloj emigracioni.
Gjenetisti Walter Bodmer, i shpallur “non grata” nga arkeologet irlandeze, në vitet e fundit ka studiuar më shumë se dy mijë persona nga familje qe kishin jetuar gjithmone në Irlandën e Veriut, Skoci dhe Uells. ADN-ja e tyre konfirmoi se parardhësit e atyre të cilët e konsideronin veten “keltë” kishin afersi gjenetike me gjermanet, frënget dhe belget, duke konfirmuar keshtu se nuk egziston nje përkatësi etnike e Kelteve. Pra, është vetëm një ide e lindur nga kulturat dhe traditat popullore, e cila nuk ka të bëjë fare me te vërteten, dhe per me teper me “te verteten shqiptare” me origjine kelte.

“Shqiptaret janë pasardhës të drejtpërdrejtë të atyre arjanëve aventurierë, që lanë shtëpitë stërgjyshore në brigjet e Kaspikut, kapërcyen Kaukazet dhe hynë në Europë në agimin më të hershëm të historisë “, do të shprehej A. Powell, në librin e tij ?Kufijtë e rinj të lirisë?nga Alpet në Egje? duke ushqyer me ushqim special legjenden e prejardhjes sone nga raca e paster Arjane.
“Aryan” është një term që nga sanskrishtja do të thotë “fisnik” i përdorur si një vetëpërcaktim nga njerëzit indo iraniane. Fjala u përdor për t’iu referuar klasës fisnike si dhe rajonit gjeografik ne Indi të njohur si ?ry?varta, ku u bazua kultura indoariane.

Në shekullin e IX, termi “Arian” do te miratohej nga Arthur de Gobineau si një kategori racore, qe bazohej në idene e races se paster bjonde te europes veriore, pra races “Ariane”, te ardhur nga India, te kulluar e te pa perzier me asnje race tjeter.

Idetë e tij ndikuan ne ideologjinë naziste raciste e cila i pa “popujt ariane” nga natyra superiore ndaj grupeve të tjera racore, sidomos ndaj hebrejve. Por, studimet gjenetike ne Indi, duke përdorur analizën e ADN-së, kane konfirmuar se vete qytetërimi indjan eshte shume burimor dhe duke tërhequr impulset kulturore, traditat dhe praktikat e tij nga një larmi familjesh dhe historie të migracionit. Pra, të gjithë jemi emigrantë; konkludojne studjuesit indiane te gjenetikes, duke i dhene nje mesazh te qarte legjendave shqiptare per pastertine e races, kur vete raca arjane eshte e perzier me emigracione te ndryshme.

Në vend të historisë

Kohet e fundit, në site-t e shkences, evidentohet nje shpërthimi i shpejte, dramatik dhe i fuqishëm i studimeve gjenetike të historisë njerëzore, të bazuara në ADN-në moderne dhe ate të lashtë, te cilat ndihmojne per të kuptuar e shpjeguar shume fenomene historike, sidomos ne ato raste kur kërkimet arkeologjike, lajmet historike dhe provat gjuhësore nuk na vine dot në ndihmë, na mungojne, apo jane te pafuqishme. Keto studime konvergojne ne nje pike te perbashket; nuk egzistojne “raca apo popuj te paster”, dhe kjo, sipas studjuesve, shpjegohet nga lëvizje te popullsive te ndodhura midis 19.000 dhe 5.000 viteve më parë.
Ne jemi bij të tre emigracioneve te medha – insistojne ata. Dhe sa më shumë te kete emigracione aq më shumë e kuptojmë se fjalë të tilla si “etni” apo “identitet kombëtar” nuk kane kuptim, sepse secili prej nesh vjen nga gjenerata paraardhesish që kanë lënë vendin e tyre dhe kane shkuar diku tjetër.

Emigracioni i pare, ka ndodhur në 19-14 mije vjet më parë, ne kohen e shkrirjes dhe terheqjes se akullit. Gjahtaret nga rajonet e Lindjes së Mesme, që ne tani i quajme Siri, Iran, Irak, ju drejtuan Evropës Veriore duke u përziere me pasardhësit e një emigracioni akoma me të hershmem qe ata gjeten atje.

Emigracioni i dytë, thuhet qe daton 9 mijë vjet më parë; Ishin fermerët nga Anadolli (Azia e Vogël) që pas Gjermanise, dhe Suedise shkuan drejt jugut deri ne Sardenjë. Këta emigrantë i kishin sytë dhe flokë të errët, si të Sardëve sot, të cilët, në fakt, kanë më shumë ADN të ardhur nga fermerët nga Azia e Vogël se kushdo tjetër në Evropë.
Emigracioni i tretë. Barinjte e popullsive Yamnaya te stepave te Veriut te Detit të Zi, 5 mijë vjet më parë lanë vendbanimet e tyre per t’u zhvendosur ne europe. Ata kishin qe. dhe dele, dinin te zbusnin kuaj.

Sipas një paleogjenetiste nga Kopenhageni, Eske Willersleva, këta emigrantë ishin thuajse te gjithe meshkuj. Këta burra, te martuar me vajzat e fermerëve lokalë, sipas tradites vendase, u varrosen se bashku.

Disa muaj më parë, gjenetistja nga Upsala Mattias Jakobsson, nepermjet gjetjeve te ketyre varreve, konfirmoi se ne ADN-në e popujve europiane shihet qarte influenca e barinjve te popullsive Yamnaya te stepave te Veriut te Detit të Zi. Sipas saj, pikerisht nga gjenet e Yamnaya trashegohet gjatesia e popujve europiane, pasi pa kryqezimin me ta, të gjithë do të ishim shtatshkurter. Per me teper, gjetjet e varrit kanë dhënë informacione të vlefshme edhe për të zgjidhur dilemën e baskeve te cilet, edhe pse me pak se europianet, kane ADN nga Yamnaya, duke hedhur keshtu poshte pretendimin e tyre per pasterti racore.

Në vend të mbylljes

E pritëshme apo zhgënjyese, studimet e gjenetikës të bazuara në ADN-në e popujve, konfirmojnë me bindje shkencore se raca apo popuj të “pastër”, të pa prekur nga emigracionet e njëpasnjëshme nuk ka asnjë, përveç, ndoshta Aborigjeneve të Australisë, që mendohet se rrjedhin nga paraardhësit e mbërritur në Australi më shumë se 40.000 vjet më parë.

Lajmet e fundit nga