LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlzen Berisha mesazh Ramës

18 Prill 2018, 11:48, Aktualitet CNA
Shkëlzen Berisha mesazh Ramës

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Rama, i cili gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me diplomaten e lartë të BE-së, Federica Mogherini, i bëri një ftesë publike kreut të PD, Lulzim Basha për të bashkëpunuar për integrimin.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha shkruan se ?Skuadren e integrimit Rama duhet ta beje me Tahirin jo me Bashen?.

Në fakt reagimi i Shkëlzen Berishës duket të jetë një mesazh i dyanëshëm, jo vetëm në drejtim të kryeministrit, por edhe për Bashën, të cilit Rama sot i shtriu dorën e bashkëpunimit.

Ndërkohë ana tjetër e medaljes është fakti se ashtu si gjithë demokratët edhe Shkëlzen Berisha i trembet aleancës Rama-Basha ashtu si ndodhi edhe me marrëveshjen e 18 majit.

Në fakt Shkëlzeni e di mirë që Lulzim Basha prej gati një viti është pjesë e skuadrës së integrimit por edhe të korrupsionit, aferave dhe pazareve me Edi Ramën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga