LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda shqiptare në Britani/ Në pranga 26 persona

18 Prill 2018, 14:18, Aktualitet CNA
Shkatërrohet banda shqiptare në Britani/ Në pranga 26 persona

Operacioni “Tisdale”, i nisur në mars 2016 nga policia britanike, me qëllim goditjen e një rrjeti kriminal i cili kultivonte kanabis, ka përfunduar me arestimin e 26 personave.

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, dokumentacione falso dhe adresa të rreme për të shmangur zbulimin nga autoritetet, dhe për të shmangur ndjekjen penale.

Sikurse raportojnë mediet vendase, banda merrej me kultivimin, pakemtimin dhe shitjen e kanabisit të prodhuar në ferma të posaçme, ndërsa bëhet e ditur se kultivimi ishte i shtirë në të gjithë Britaninë e Madhe.

Ashtu si edhe në rastet e tjera, kokat e grupit ishin shqiptarët. Ata kishin ngritur një strukturë të mirëorganizuar mes Mançesterit dhe Cheshire. Trafikantët shqiptarë kishin punësuar njerëz si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.

Paratë e fituara nga tregtimi i kanabisit pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç dhe gruas së tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç.

Të enjten më 21 korrik 2016 oficerët nga Grupi i Krimeve të Rënda dhe të Organizuar të GMP-së kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit, energjinë elektrike të Veriut Perëndimor dhe autoritetet lokale.

27 janar 2017
Besnik Hoxha, 34 vjeç i dënaur me dy vjet burg për pastrim parash.
Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, e dënuar me 1 vit e gjysëmburg për dokumentacion të rremë

24 maj 2017
Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj.
Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj.
Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vjet burg.
Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

25 maj 2017
Andi Lekaji, 39 vjeç, u burgos për katër vjet.
Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u burgos për një vit.

26 maj 2017:
Ervin Hoxha, 38 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arbor Basha, 27 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arjan Harisis, 26 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Gentjan Harisis, 28 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Ismail Agaci, 22 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Altin Ripaj, 33 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.

Lajmet e fundit nga