LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i “shkel” syrin Bashës/ Ja, si reagon kryeopozitari

18 Prill 2018, 13:11, Aktualitet CNA
Rama i “shkel” syrin Bashës/ Ja, si reagon kryeopozitari

Kreu i PD ?së, Lulzim Basha është përpjekur të justifikojë qëndrimin e tij në Gjermani, ndërkohë zyrtarë të lartë evropian zbarkuan në Shqipëri për të lajmëruar çeljen e negociatave me BE-në.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se kriteret nuk janë plotësuar për të qenë pjesë BE. Sipas tij opozita nuk mund ti fshehë problemet.

Ndërkohë Rama, në daljet e fundit mediatike, i ka bërë thirrje Bashës që të bashkohen për të realizuar detyrat e lëna nga BE ?ja.

Por, sipas kreut të opozitës, ka dështuar lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa ka përmendur mos arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në Evropë sipas Bashës hyhet duke liruar prokurorinë nga politika, duke rritur ekonominë, duke mos bërë presion ndaj mediave.

?Thirrja ime për Ramën është mjaft e sinqertë. Ankthi do t?i shtohet nëse nuk do të ndërmerren hapat që BE pret në raport me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe proceseve të tjera. Rreziku më i madh kundër hapjes së negociatave është Qeveria me veprimet e saj arbitrare dhe korruptive. Është momenti që secili të marrë përgjegjësitë e veta. Unë i kam marrë të miat, ashtu dhe PD, tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij?, ka thënë Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga