Connect with Us

Për futjen në BE, ndryshimi duhet të vijë që nga rinia

Opinione

Për futjen në BE, ndryshimi duhet të vijë që nga rinia

Publikuar

-

Nga Enrik Braho

*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomandoi që BE-ja të fillojë bisedimet për anëtarësimin me Shqipërinë, ndërsa në qershor pritet që të shprehet Këshilli lidhur me këtë rekomandim.

Por ky ishte një ndër hapat e parë të një rruge të gjatë e cila përfundon me ditën e shumëpritur, e cila mund të jetë në një të ardhme të largët, ditën kur shteti Shqiptar të hyjë zyrtarisht në BE. Një ëndërr dhe dëshirë e Kombit Shqiptar, sidomos e rinisë së saj. Por që një ëndërr dhe dëshirë të realizohet duhet shumë punë dhe sakrificë.

Sot, më shumë se kushdo tjetër, futjen në BE e kërkon rinia shqiptare. Futja në BE i përket të ardhmes dhe “e ardhmja është e rinisë” një thirrje të cilën e dëgjojmë shpesh nga politikanë, media dhe organe të ndryshme, por rinia shqiptare duhet të dëgjojë dhe thirrjen nga një i ri shqiptar “koha është te unë dhe vendi më është lënë amanet mua” e cila nënkupton se sot rinia duhet të fillojë ta përgatisë të ardhmen dhe se ajo është amanet për të. Më shumë se e ardhmja është e sotmja. Duke u inkuadruar në të tashmen, bëhet e ardhmja e vendit. Rinia shqiptare duhet të kuptojë se luan një rol të rëndësishëm për futjen në BE. Fati i Shqipërisë mund të ndryshojë nga rinia.

Rini, kjo fjalë e cila nënkupton persona energjik, të vullnetshëm, të guximshëm pozitivë, fitues, të gëzueshëm, persona me një qëllim në jetë me plot ëndrra dhe dëshira. Por nëse do të përballesh me rininë shqiptare zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm, teksa do të shohësh një rini rrjetesh sociale, kafenesh dhe bastesh sportivë. Ëndrra dhe dëshira e vetme e kësaj rinie është largimi nga atdheu, ku vitet e fundit numri i largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre është i përafërt me atë të sirianëve të cilët jetojnë në një vend lufte. Pesimizmi është sëmundja më e madhe që e ka prekur këtë rini.

Çdo i ri shqiptar që kërkon futjen në BE duhet t’i drejtojë disa pyetje vetes dhe të ndërgjegjësohet: A ka shteti Shqiptar një rini të duhur për t’u bërë një vend anëtar i BE-së? A pranon BE-ja të bëjë pjesë të saj një vend i cili ka një numër të madh kafenesh dhe bastesh sportivë dhe një numër të madh të rinjsh të papunë? A Pranon BE-ja të bëjë pjesë të saj një rini e cila nuk proteston për të kërkuar më mirë për të dhe për vendin e saj?

LEXO EDHE:  Nga ëndrra për Europën në realitetin e pasigurtë - Refugjatët në Turqi

Rinia shqiptare e cila kërkon futjen e vendit të saj në BE duhet të ndryshojë. Duhet të fillojë të ndiejë sadopak ndjenjën e patriotizmit dhe të fillojë të punojë edhe në vendin e saj jo vetëm në vend të huaj, pavarësisht se të ardhurat janë më të vogla. Duhet të ngrejë zërin e saj duke protestuar nëpër sheshe, duke protestuar për të drejtat e saj dhe jo duke krijuar një ngjarje proteste në rrjetet sociale. Duhet të kuptojë se për të mirën e vendit të tij nuk duhet të bëhet bashkë me këtë politikë të korruptuar por t’i dalë kundra saj. Një i ri shqiptar sot duhet të fillojë të studiojë dhe të arsimohet duke u bërë tamam në kuptimin e mirëfilltë të fjalës student dhe jo duke qenë një “parazit” në shkollë.

Është shumë e lehtë për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër por rinia shqiptare duhet të shikojë në radhë të parë fajin tek vetja e saj. Vërtet shteti shqiptar ka shumë të rinj të papunë por çfarë po bën rinia sot kundër qeveris që nuk po hap vende të reja pune? Sot Shqipëria ka një nivel të lartë korrupsioni dhe rinia është kundra kësaj por çfarë po bën për ta luftuar këtë fenomen? Zgjedhin rrugën më të lehtë, largimin nga atdheu.

Rinia shqiptare e ka dëshmuar një herë se mund të ndryshojë fatet e vednit të saj kur në vitin 1991 rrëzoi sistemin diktatorial. Mund të jetë pikërisht kjo rini e cila mund ta fut shtetin shqiptar në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE.

Të gjitha ndryshimet që u përmendën më lart duhet t’i bëjë çdo i ri shqiptar në qoftë se do të mirën e Shqipërisë pasi nata nuk mund të ndriçohet vetëm me disa yje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. one

    18 Prill, 2018 at 7:29 pm

    Te rinjte shqiptare mendojne dhe ndjehen keshtu sepse keshtu i mesovi shoqeria dhe prinderit qe perpiqen te Balancojne problemet e izolimit duke u futur ne europe me.not. Patriotizmi dhe Demokracia shqiptare Eshte e re dhe e brishte sepse Kaq Kohe Eshte forcuar komunizmi. Ne jemi aq larg kerkesave Europes as edhe sot I kerkojme patriotizem Edhe Europe te majtes dhe pasardhesve ideologjike te komuneve qe ne kete drejtim as.e kane as per.detyre as per Tradite as e kane te mundur vecse ne enderr!! Rinia shqiptare thjesht p.o. paguan gabimet e shumta te prinderve shumica injorante qe refuzojne te ndreqen apo ta lene europen femijeve te tyre dhe I djegin gjoja per te ndihmuar te ardhmen e tyre duke vajtur ilegalisht aty ky me vite peshtynin. Se europianet e vertet ne shqiperi dine me mire se Kaq..dhe p.o. .besoj se kush nuk u be europjan duke vajtur pa ligj por zgjodhi.shqiperine do behet.vertet neser. Sa per papunesine duhet zgjidhur akoma me shume se vetingu. Se gjysma e korrupsionit Eshte.shkaktuar nga varferia. dhe papunesia.dhe suksesi tone europjan varet nga ajo.jugu europian e pesovi ne duhet te mesojme me mire.me eurot e emigranteve nuk behemi as te pasur as Europjane behemi magjistare me.numrat. demokracia dhe patriotizmi shqiptare jane Akoma me.shkalle te.heret. por ju kur.femijet tuajn qajne I mbani I ushqeni nuk I fusni shkelmen.keshtu.edhe shqiptari p.o. s mesovi te.ushqeje Europen brenda ne shqiperi dhe jo ta ndeshkoje se Kaq Kohe se ka forcuar , edhe tapetin e kuq ti shtrosh kur.te.hyje as ka per ta pare europen.Ekonomia e.forte dhe edukim europian bejne vetingu Pak te nevojshem.por Mos.harroni as europa nuk Eshte parajsa.dhe ne jemi dhe me keq ta p.o. dhe me mire. Besoj se nje pjese e shqiperise meriton te hyje e te jetoje ne europe. Se jane Europjane. A e meriton shqiperia? Do duket..ska pse.te Mos ikin europjanet shqiptare se shume.shqiptare jane ideologjokisht antieuropjane. Ata as me pashaporta as me not nuk shpetojne dhe vetem do shkatrohen p.o. u perpoqen.
    po kur JU shoh te puthni Doren qe ju vret per te Dyten here … them se jo nuk e meritojne akoma.mesoni njehere nga gabimet qe p.o. vrasin te ardhmen e femijeve tuaj.Forconi ekonomine lokale dhe thoni jo ndihmave dhe u afruat.rruga per me eu kalon nga shqiperia. dhe nga patriotizmi, por ju e keni ngaterruar pak kete te fundit dhe i rrate shkurt, dhe ju doli kaq gjate sa besoj veshtire te arrini.dhe Europa.eshte VETEM per te rinjte, detyrimisht.Te tjeret , kush eshte andej, eshte per demin e shqiperise pjesa derrmuese.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Për “ligen”, bojkotin, qeveritë dhe futbollin

Publikuar

-

Nga

Nga Eduard Prodani 

Shqiperia nuk ka lige futbolli profesionist. Levizja per bojkotimin e kampionatit, me pretekstin e plotesimit te 4 kerkesave eshte thjesht nje manover e drejtuesve te FSHF e mbuluar si nje kerkese e 10 klubeve te kategorise superiore. Kjo eshte e dukshme dhe lehtesisht e argumentueshme. Ajo qe perpiqen ta klasifikojne si “lige” ne rastin me te mire mund te jete nje sindikate por qe duhet regjistruar si e tille. Si gjithmone edhe tani futbolli po manovrohet ne funksion te interesave politiko/elektorale. Veçse kohet e fundit vihet re se po perpiqen te perfshijne ne loje dhe sindikata apo para-sindikata qe natyrisht perdoren per t’i dhene ngjyrim vendimi kolektiv veprimeve qe çojne uje gjithmone ne te njejtet mullinj.

Po a jane te drejta kerkesat qe parashtrohen? Ne nje veshtrim te shpejte po. Pergjithesisht ato jane teknika legjislativo-fiskale te njohura qe perdoren per te bere te mundur terheqjen e financimeve ne futbollin profesionist si dhe per ta bere ate nje biznes me atraktiv. Por ato mund te perdoren edhe per te promovuar zhvillimin e infrastruktures ne futbollin e femijeve dhe per te promovuar levizjen amatore/olimpike. Natyrisht qe lloji dhe proporcionet ne te cilat ato aplikohen jane ne funksion te specifikave te ekonomise se cdo vendi, specifikave te levizjes sportive ne ate vend, te politikave qeveritare per sportin, etj. Po ç’eshte e gabuar me çka po ndodh?

Se pari, koha. Te shtrosh ne prag te nje fushate elektorale çeshtje futbolli qe mund dhe duhet te ishin trajtuar intensivisht ne te pakten 20 vitet fundit natyrisht qe nuk mund t’i shpetoje vleresimeve dhe etiketimeve si levizje politikisht e impikuar me njeren apo tjetren pale. E keqja e madhe e kesaj eshte se e deligjitimon dhe e fut ate ne listen e çeshtjeve qe ne menyre rutine ngrihen dhe lihen menjane ne momente te caktuara politike per t’ja lene trajtimin serioz gjithmone nje te ardhmeje qe s’dihet se kur do te vije. Dhe kjo e demton shume futbollin.

Se dyti, njerezit. Te drejtosh nje kerkese ultimative per perfitime fiskale ne funksion te nje te mire publike duhet me pare te jesh siguruar qe personat e ngarkuar per t’a bere kete ne publik te mos jene ne asnje rast te implikueshem me konflikte te mundshme interesi privat dhe aqe me keq perftimi nga pushteti qe i jepet. Ne rrethana dhe vende te tjera edhe mund te jete situate e kalueshme por jo ne Shqiperine e varfer dhe te abuzuar kaq shume. Aqe me teper kur tashme kemi zhvilluar ne perfeksion kulturen qe te mos merremi ne asnje moment me analizen e asaj qe thote nje individ por me kush eshte ai dhe c’mendojme ne per ate individ. Dhe kjo e kompromenton futbollin.

Se treti, legjitimiteti. Te kerkosh qe ekonomia dhe shoqeria te beje nje sakrifice financiare (aqe me teper ne kohe shume te paqarta) per nje grup sipermarresish duhet qe me pare t’i kesh bindur te gjithe se ky grup me profesionalizmin, angazhimin financiar dhe integritetin ka bere maksimumin e mundshem dhe ka ezauruar tere burimet mundeshme per zhvillimin e atij sektori. Natyrisht qe eshte shume e veshire t’a bindesh publikun qe futbolli shqiptar qeveriset me cilesi dhe integritet, se vizioni dhe puna e drejtuesve ka bere qe te hidhen bazat per rritje sasiore dhe cilesore te futbollit, se mungesa e njerezve ne stadiume vjen per faj te vete njerezve, se ne te vertete nuk ka trukime ndeshjes, se fondet e perfituara nga FIFA/UEFA jane perdorur me efikasitetin maksimal, etj, etj. Dhe kjo krijon pesimizem per futbollin.



Ndonese trajtuar shume shkurt, keto me siper po dhe te tjera me bejne te besoj se bojkoti i shpallur kaq papritur nga “liga” ndoshta mund edhe te arrije te sjelle te mira per ndokend po sigurisht jo per futbollin dhe per ata qe e duan me pasion kete loje.

LEXO EDHE:  Nga ëndrra për Europën në realitetin e pasigurtë – Refugjatët në Turqi

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Ylli Manjani: Duhet të mbyllim gojën, sa herë flasim e menderosim

Po qeveria? Fajtoret kryesore per situaten e futbollit sot ne fakt jane qeverite. Jo se nuk kane dhene para per futbollin. Por sepse sepse kane lejuar situaten qe futbolli te bjere ne duart e kujtdo qe i ka rene rruga andej, qe ka patur nevoje te promovoje pozicionin e tij shoqeror, qe ka dashur te pervetesoje asete publike, qe ka ditur te trukoje ndeshje, qe ka dashur ta vere ne funksion te perfitimeve elektorale, etj etj.

Sado qe kjo gjendje mbartet prej 25-30 vitesh dhe duket sikur tashme eshte kalçifikuar nuk eshte kurre vone. Kesaj situate mund t’i jepet fund shume kollaj. Qeveria ka sovranitet mbi futbollin ashtu si dhe per çdo sektor tjeter te veprimtarise ekonomiko-shoqerore.

Politika komode se futbolli mund te lihet te zhvillohet nga iniciativa private nuk funksionon. Futbolli ne Shqiperi nuk mund te jete biznes si tregetia, ndertimi, arsimi, e te tjere si keto se paku ne 10-15 vitet e ardheshme. Futbolli ne Shqiperi duhet trajtuar dhe rregulluar si nje biznes social sepse te tille e ka natyren e tij te vertete dhe keshtu mund te vihet ne rrugen e zhvillimit ne kete vend. Shqiperia e ka nje ligj per biznesin social dhe nuk ka pse te mos adoptoje dicka te pershtateshme edhe per futbollin.

E thene ndryshe futbolli ka nevoje per reforme qe nuk zgjidhet dot me nje apo dy akte burokratike qofshin keto edhe ligje te mbushura me paragrafe standarte te kopjuara poshte e lart. Futbolli ka nevoje per vullnet politik reformator, larg plagjiaturave. Natyrisht qe kjo kerkon energji njerezore dhe materiale jo te vogla. Po per nje futboll te vertete ja vlen te sakrifikosh. Ka ardhur koha qe dikush duhet te projektoje rilindjen sportive te Shqiperise.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Publikuar

-

Nga

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Nga Myslim Murrizi

Nuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexosh disktutimet histerike dhe shpalljen grusht shteti te 14 shtatorit 1998 nga Ceka, Imami, Islami, Lesi dhe Luan Rama dhe prej vitit 2005-2013 te gjithe ishin ne pushtet me PD, partine qe e shpallen bande terroriste dhe kerkonin eleminimin e saj me 14 shtator 1998

Nuk ka turp me te madh dhe tallje e fyerje me bastarde sot per çdo DEMOKRAT te atyre viteve kur i sheh qe Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi jane bashke me PD gjoja si “ opozite” e bashkuar kundra qeverise se ps



Dhe nuk ka teater me te peshtire per hipokritet qe perjashtuan nga PD Azem Hajdarin me date 9 janar 1997 dhe per te gjithe ish spiunet e sigurimit qe kurre nuk guxuan te kerkojme te pakten nje 12 shtator te vetem pas atij te vitit 1998 FALJE , ndaj te ndjerit Azem Hajdari

LEXO EDHE:  Unitet brenda diversitetit?/E ardhmja e projektit europian dhe reflektimi i Tiranës

LEXO EDHE:  Nga ëndrra për Europën në realitetin e pasigurtë - Refugjatët në Turqi

Si ish deputet i viteve 1997-2001 dhe si ish koleg me Azem Hajdarin ne parlament 1997-1998 ndjehem i fyer kur shoh si “ shpetimtare” te PD sharlatane dhe plehra qe ispiruan rrevolucionin komunisto-kriminal te marsit 1997, felliqesira qe dilnin me 3 gishta ne Vlore, palaço qe ju thonin Demokrateve do ju thyejme kafkat, gjeneral me uniforme mbi tanke, dhe ish ministra te qeverise Nano 1997-2005 qe festonin te ekzaltuar ne delir me 12 shtator 1998

Kjo tregon me se miri qe: llumi politik ne shqiperi prej 30 vitesh jane e njenjta tufe, por per te vjedhur e mashtruar shqiptaret, bejne sikur “ zihen” per te ruajtur karriket e pushtetit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Publikuar

-

Nga

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe duke përdorur disa media rreth tij ka hedhur ditët e fundit një shashkë, duke pretenduar se ai mund të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Një sinjal i fortë për Lulzim Bashën, ku Meta tregon qartë se pazari i tij me kreun e Republikës së re nuk do të jetë thjeshtë disa ministra ashtu siç e kishte me Berishën, apo me Ramën.

Me të parin zv.kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie. Me të dytin kryetar Kuvendi.

Tani kërkon zv.kryeministër, ministër i Brendshëm, ose direkt kryeministër. Varet nga votat që do të ketë LSI-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2020, që mesa duket do të jenë një grusht dhe më pak sesa kurrë.

Gjithësesi Ilir Meta na duhet Ministër i Brendshëm edhe zv.kryeministër. Na duhet zv.kryeministër që të kontrollojë ministrat e tjerë për 7%-shat e projekteve që ti japin dhe firmat që duhet të hedhin, kur ai t’iu trokasë në zyrë, siç i trokiti Dritan Priftit.

Na duhet ministër i Brendshëm sepse është miku i trafikantëve të drogës. Miku i klement Balilit që e bëri drejtor, Eskobarit të Ballkanit, i cili ishtë një përfaqësues zyrtar i LSI-së në Sarandë.

Miku i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu dhe i shumë e shumë hajdutëve dhe banditëve të tjerë që vijnë vërdallë dhe mbijetojnë, thjeshtë dhe vetëm sepse Ilir Meta iu jep strehë, iu jep kurajo, iu jep mbështetje.

Prandaj dhe Ilir Meta na duhet në këto pozicione. Këto dy gjëra ne i dimë.

Dimë edhe skandale të tjera, korrupsione pushteti, mesazhe për 200 mijë euro, hetime të mbyllura ndaj tij, një vesh shurdh apo një sy qorr, por edhe histori që fillojnë përtej vitit 90, atëherë kur u shfaq si student, por që diku fshihet një dokument që tregon se Ilir Meta ka qënë një vegël e vogël e regjimit të asaj kohe.

Prandaj dhe na duhet ministër i Brendshëm. Për të mësuar deri ku shkon ky njeri, i cili prej 30 vitesh luan në politikën shqiptare fort, thjeshtë dhe vetëm sepse ka mbështetjen e krimit, të drogës, të korrupsionit, të bandave dhe gjithçka ka bërë në këto vite për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.



Dhe kur atëherë ka qënë i zhytur dhe duhej të qërohej një herë e mirë nga politika, u shpëtua për të mbijetuar të tjerët, se duke u tërhequr zvarë apo duke u mbytur, ai mund të mbyste të gjithë anijen.

LEXO EDHE:  Haradinaj letër BE-së/ Taksa për Serbinë nuk shfuqizohet

LEXO EDHE:  BE reagon për ngjarjet në Kataloni/ Negociata për zbutjen e situatës

Në fakt do të ishte më mirë, të ishte mbytur anija dhe të ishte prodhuar një e re, sesa me vrima e shpuar, një anije që fut ujë nga të gjitha anët vazhdon të lundrojë sa herë me karburantin e Rilindjes, e sa herë me karburantin e Partisë Demokratike.

Në fakt na duhet Ilir Meta Ministër i Brendshëm, na duhet që të na rrëfejë për 30 vite korrupsionin në politikë, të na rrëfejë sesi nga hiçi është bërë njeriu më i pasur në Shqipëri. Të kesh çdo post politik dhe publik dhe nga ana tjetër të dalësh përballë shqiptarëve, apo edhe aleatëve dhe kundërshtarëve politikë me kërcënimin se ti mund të bësh gjithçka, se ti je aty, se ti je faktori kryesor, nxjer dhëmbët si të jetë hero kur në fakt ai është përfaqësuesi i llumit./ CNA.al

“Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Ilir Meta, presidenti i trafikantëve të drogës

Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE