LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka rendit tre ngjarjet më pikante të ditës

18 Prill 2018, 20:09, Aktualitet CNA
Paloka rendit tre ngjarjet më pikante të ditës

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me ngjarjet e ditës në vend.

Ai ka sjellë në vëmendje tre ngjarje, për të cilat ai shprehet se janë më pikantet dhe më domethënëset. Paloka ka renditur të parën protestën e tifozëve të Kukësit në stadium, të cilët kërkuar lirimin e protestuesve të arrestua, në vendin e dytë tubimin e disa të rinjve para Kryeministrisë si dhe reagimin e një emigranti në Durrës, i cili duke protestuar me vazo luleje në dorë dhe duke bërë thirrje që ti bashkoheshin edhe qytetarët e tjerë, për rrugën e prishur.

Paloka shprehet se, “Heronjte nuk kane flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as syte”, – shprehet Paloka.

Postimi i plotë i Palokës:

Sot ka patur shume ngjarje te rendesishme dhe deklarata politike ne Tirane, por tre akte ishin me se pikante dhe domethenese.
Tre protesta; ajo e tifozeve kuksiane ne stadium qe megjithe rendesine qe kishte ndeshja e sotme , protestuan per lirimin e vellezerve te tyre qe mbahen padrejtesisht ne burg.
Me me pak njerez po njesoj e fuqishme ishte dhe protesta e disa te rinjve perpara kryeministrise qe gjithashtu kerkuan lirimin e qytetareve kuksiane.
E vecante dhe e bukur ishte dhe protesta e nje djali shijakas, qe i vetem protestoi per rrugen e prishur ku kalojne prej kohesh qindra makina dhe askush nuk reagonte.
Nuk e di pse ai djale me kujtoi studentin kinez qe i vetem doli perpara tankut dhe e ndali?
Heronjte nuk kane flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as syte.
Respekte /CNA.al

Lajmet e fundit nga