LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oferta e kryeministrit për Bashën/ PD zbulon kushtin për Ramën

18 Prill 2018, 12:14, Politikë CNA
Oferta e kryeministrit për Bashën/ PD zbulon kushtin për

Pas përfundimit të takimit të përfaqësuesve të opozitës me diplomaten e lartë të BE-së, Federika Mogherni, nënkryetari i PD, Edi Paloka në një prononcim për mediat ka folur edhe në lidhje me bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, për të cilen i vendosi kusht kryeministrit Edi Rama lirimin e kuksianëve.

Paloka është pyetur nga gazetarët nëse opozita nuk do të ketë më protesta deri në qershor, por ka ndërhyrë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke thënë se ?Protestat i bëjnë shqiptarët?. Nga ana tjetër, Paloka i vuri si kusht lirimin e 11 protestuesve kuksianë.

?Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm të cilët janë arrestuar në kundërshtim të drejtave njeriut dhe ligjit kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria dhe Rama është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat edhe të zonjës Mogherini e cila foli për bashkëpunim mes opozitës dhe maxhorancës. Prandaj unë po e them këtu, hapi i parë duhet ndërmarrë nga Edi Rama duke liruar kuksianët që janë të pafajshëm në burg?, deklaroi Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga