LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Isai akuza Bashës: Shfrytëzove pushtetin për të punësuar aktorë

18 Prill 2018, 17:23, Aktualitet CNA
Erion Isai akuza Bashës: Shfrytëzove pushtetin për të

Aktori Erion Isai është shprehur i revoltuar me ?politizimin? e protestës së artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka shpërthyer në deklarata kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për periudhën kur ai ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV ai ka kundërshtuar takimin e aktorëve me kreun e opozitës Lulzim Basha, pasi sipas tij, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai jo vetëm që nuk u kujdes për Teatrin, por e shfrytëzoi pushtetin për të punësuar aktorë.

“Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo.

Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar , dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit.”, – deklaroi Isai. /CNA.al

Lajmet e fundit nga