Connect with Us

Bregu ironizon Bashën rreth vizitës në Gjermani: KE nuk besoj se priste telefonatë nga “Belindi” i CDU

Aktualitet

Bregu ironizon Bashën rreth vizitës në Gjermani: KE nuk besoj se priste telefonatë nga “Belindi” i CDU

Publikuar

-

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus mëngjesin e sotëm ka komentuar situatën aktuale politike si dhe rolin e opozitës në procesin e integrimit.

E pyetur nga gazetarët nëse kreu i PD, Lulzim Basha ditën e djeshme po lobonte apo po e nxinte faqen e Shqipërisë në Maqedoni, Bregu u përgjigj duke ironizuar Bashën lidhur me deklaratën e tij se po lobonte për hapjen e negociatave.

Sipas saj, kolegji i komisionerëve kishte 2 ditë që e kishte nxjerrë raportin dhe nuk priste telefonatë nga “Belindi” i CDU-së, me të cilin Basha po zhvillonte takime, për të ndryshuar fatin e Shqipërisë.

“Pse më pyet mua nëse e ke besuar ose nuk e ke besuar vetë. Keni të gjithë mundësinë ta pyesni kreun e opozitës, kur të kthehet se çfarë po bënte Bundestag, por raporti kishte dy ditë që ishte mbyllur. Dje kolegji i komisionerëve nuk besoj se priste të merrte telefonatë nga kryetari i Forumit Rinor të CDU-së, i cili ishte në takim me Bashën. Dmth, se Belindin e kam shumë xhan, por nuk besoj se po prisnin një telefonatë nga “Belindi” i CDU-së, që të ndryshonte fatin e Shqipërisë. Pyesni Bashën se mbase ju jep detaje më interesante për këtë proces”, – është shprehur Bregu. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Pse Lulzim Basha ka lajthitje në objekt për biznesin?!

LEXO EDHE:  Aleanca PD-LSI/ Ja çfarë thotë Berisha

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjimet i nxorën zbuluar/ Gjykata jep vendimin për shit-blerësit e votave

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Sipas Abc neës. Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Basha banorëve të Unazës/ PD nuk ofron dot një zgjidhje, por …
LEXO EDHE:  Pse Lulzim Basha ka lajthitje në objekt për biznesin?!

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE