Connect with Us

Befason Artan Hoxha: Të gjithë i dinë bazat e grupeve kriminale të Elbasanit

Aktualitet

Befason Artan Hoxha: Të gjithë i dinë bazat e grupeve kriminale të Elbasanit

Publikuar

-

artan hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” të News24, ku ka analizuar situatën aktuale të krimit në vend, ndërsa u ndal edhe tek krimi në qytetin e Elbasanit.

Sipas Artan Hoxhës, Xhafaj u dërgoi sinjale dy prej grupeve kryesore kriminale në Elbasan, atij “Çapja” dhe atij “Çela”, që siç tha vetë Ministri, “do tu nxihet jeta”. Por sipas Hoxhës, pozitiv në Elbasan është fakti se qytetarët i dinë cilat janë bandat dhe përflitet se e dinë se ku i kanë bazat, dhe janë distancuar nga ato.

LEXO EDHE:  Video/ Analistit pranë opozitës i dështon parashikimi, konfirmohet saktësia e sondazheve

“Përflitet në të gjithë qytetin se kush janë dhe ku i kanë bazat këto grupe”, – deklaroi Hoxha, ndërsa shtoi se, “Prokurori i sapo emëruar ka dërguar mbi 20 analiza për të parë ADN-në për të zbuluar autorësinë e një sërë veprash kriminale”.

Hoxha tha, se ka shumë ngjarje të rënda që janë ende pa autor. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Elbasani nën “pushtetin” e ndotjes/ Denoncohet skandali

LEXO EDHE:  Mungesa e kontrollit gjyqësor penalizon qytetarët



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 503 mijë doza vaksinash “Pfizer” mbërrijnë në Kosovë nga SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë 920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër Covid-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Elbasan/ Studentët: Ligji i Arsimit, dështim

LEXO EDHE:  Mungesa e kontrollit gjyqësor penalizon qytetarët



“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër Covid-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin/ Katër të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Peqin/ Informacion paraprak



Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:  Mungesa e kontrollit gjyqësor penalizon qytetarët

LEXO EDHE:  Elbasani nën "pushtetin" e ndotjes/ Denoncohet skandali

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

LEXO TE PLOTE